E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama dhe Majko: Shqipëria, humbi një antikonformist të çmuar

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka cilësuar një njeri të çmuar pë vendin, dhe humbje tragjike ndarjen nga jeta të publicistit të njohur, Ardian Klosi.

Në një mesazh postuar mëngjesin e sotëm në Twitter, Rama shkruan; Iku tragjikisht naten nje mik i shtrenjte e njeri i cmuar i ketij vendi,antikomformist i hershem qe refuzoi te pershtatet me vulgaritetin…

Publicisti Ardian Klosi i ka dhënë fund jetës, gjatë natës, në shtëpinë e tij, duke u vetëvarur. Mesazhi i fundit  mësohet se i është dërguar bashkëshortes, por ende nuk është zbardhur.

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko, ndërkaq, e ka quajtur të papritur ndarjen nga jeta të publicistit, Ardian Klosi.

Mencuria ka demonet qe sofistikojne te thjeshten. Publicisti dhe antikonformisti i brezit te tij, Ardian Klosi ndroi jete. Civilizimi dhe qytetaria shqiptare shenojne nje humbje te papritur ne kohen qe jetojme.- shkruan ai në Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›