“Procedurat e ndjekura nga SHIU konform ligjit”
Drejtori i SHIU-t, kolonel Ilir Balliu
“Dua të sjell në vëmendje z. ministër se SHIU ka një mision të përcaktuar me ligj. Realizimi i këtij misioni detyron këtë institucion të operojë në mënyrë të paanshme politikisht. Nga ana tjetër që të realizojë misionin, gjithmonë në arritje të objektivave, në kuadrin e modernizimit të ushtrisë si një partner dinjitoz i Aleancës së NATO-s, ndjejmë të domosdoshme pajisjen tekniko-speciale dhe tekniko-prezent në të gjitha ushtritë e Aleancës. Procedurat që ndjek SHIU për realizimin e këtyre blerjeve janë konform ligjit dhe sipas procedurave standarde të përcaktuara nga ligjet përkatëse. Prandaj dhe gjykoj që një instrument i tillë i një rëndësie kaq të madhe për një shtet duhet të mbështet nga i gjithë spektri politik.
...