Rama dhe Meta shtrëngojnë duart. Topi: “Gjest i mirë, duhet më tepër”
Dy ish-aleatët e së majtës takohen për herë të parë që nga momenti i përçarjes mes tyre. Gjesti midis Ramës dhe Metës komentohet pozitivisht nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi
Shaban Sulçe
Do të duhej një konferencë ndërkombëtare për bashkëjetesën fetare që Ilir Meta dhe Edi Rama të bënin atë që nuk e arritën dot para dhe pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kreu i LSI-së, tashmë në postin e zëvendëskryeministrit, ka shkëmbyer dhënien e dorës me kryetarin e Partisë Socialiste. Ndonëse një gjest shumë formal, ai ka mjaftuar për të qenë dje lajmi i ditës. Dy personalitetet e së majtës, tashmë të ndarë përfundimisht, njëri në qeverisje dhe tjetri në opozitë, kanë qenë të ftuar në Konferencën Ndërkombëtare për bashkëjetesën fetare, në një takim ku merrte pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Si Rama, ashtu dhe Meta kanë qenë të ftuar në panelin e folësve kryesorë të kësaj konference. Përpara fillimit të saj, drejtuesit e së majtës, të cilët prej më shumë se dy vitesh kanë pasur një marrëdhënie konfliktuale, nuk kanë hezituar t’i japin dorën njëri-tjetrit.
Takimi
Ka qenë hera e parë, pas shumë kohësh, kur Rama dhe Meta merrnin pjesë të dy së bashku në një takim zyrtar. Kreu i PS-së dhe ministri i Punëve të Jashtme kanë qenë të ftuarit e nderit në Konferencën Ndërkombëtare “Sfida dhe zgjidhje për bashkëjetesën fetare në rajonin e Mesdheut”, e cila organizohej nga ish-deputeti i PD-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj. Përpara fillimit të takimit ka ndodhur edhe gjesti, i cili do të tërhiqte vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave. Teksa kryetari i PS-së, Edi Rama, gjendej i ulur më parë në panel, në sallë ka hyrë kreu i LSI-së dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Ky i fundit, pasi ka përshëndetur të ftuarit që gjendeshin në sallë, është drejtuar për në panel, nga ku më pas nuk ka hezituar të zgjas dorën në drejtim të ish-aleatit Rama, i cili i është kundërpërgjigjur me të njëjtin gjest. Gjithsesi, përveç gjestit formal, midis dy drejtuesve të së majtës ka munguar komunikimi i mëtejshëm.
Reagimet
Pas shtrëngimit të duarve, as Rama dhe as Meta dhanë ndonjë deklaratë apo hodhën ndonjë batutë në lidhje me këtë gjë, por gjesti u komentua pozitivisht nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, si dhe nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh.
Në përfundim të seminarit ndërkombëtar “Sfida dhe zgjidhje për bashkëjetesën fetare në rajonin e Mesdheut”, i pyetur nga mediat e pranishme nëse harmonia fetare duhet të reflektohet edhe në harmoni e dialog politik, presidenti Topi u përgjigj: “Unë gjithmonë e kam thënë këtë, jo të kundërtën. Edhe brenda fjalës time, ndonëse konteksti ishte për çështjen e harmonisë fetare, u përdorën ligjërata edhe për nevojën e dialogut politik”.
Ndërsa pyetjes se a mund të thotë mendimin e tij nëse një shtrëngim duarsh mjafton për të ulur gjakrat në vendin tonë, kreu i shtetit shqiptar iu përgjigj: “Shtrëngimi i duarve është një moment formal, i domosdoshëm, por çështja duhet të shkojë më tej sesa ana sipërfaqësore, duhet të shkojë në substancë dhe kjo është në konstitucionin shpirtëror të çdo njeriu”. I pyetur pse nuk munden dot politikanët të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, presidenti Topi u shpreh: “Duhet të pyesni dhe aktorët e politikës, sepse unë nuk mund të jem supervizor për gjithçka”
28 Tetor 2009