E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama, do te humbesh si Ramiz Alia me '92"

Kryedemokrati Berisha i ka bere dhe nga Peqini thirrje kryesocialisti Rama qe te kandidoje ne listat e kandidateve per deputete. Duket se ky do te jete refreni i fushates se kryeministrit, teksa i kujton Rames se eshte fshehur per te mos kandiduar per shkak te frikes. "Edhe nga ketu, ne Peqin, do t'i bej nje thirrje kryetarit te bashkise se Tiranes. Dil ne shesh. Mos kerko vota kur veten nuk e vendos dot ne liste. Mos kerko vota, kur ty te tmerron vota. Mos kerko vota kur fshihesh pas karriges se bashkise, behu burre, ke edhe 48 ore afat, vije veten ne krye te listes, le te ndryshojme ligjin dhe le te vazhdojme garen", ka qene deklarata e Berishes. Sipas tij, nese nuk kandidon atehere ndeshkimi me vote i shqiptareve "do te jete edhe me i rende sesa ndeshkimi qe i bene Ramiz Alise ne vitin '92". Teksa i ka bere thirrje qe te dale dhe te mos fshihet prapa lejeve te ndertimit. "Evropa pardje ne mengjes u gdhi pothuajse e tera blu. Partite simotra te partise Demokratike korren nje fitore te thelle historike. Per ju, per mua, per te gjithe shqiptaret kjo do te thote miq te medhenj, mbeshtetes te fuqishem, ne Bruksel, ne Evrope, per Peqinin evropian, per Shqiperine evropiane. Evropa e kuptoi se vota majtas eshte vote mbrapa, eshte vote bosh. Ndaj dhe ju ftoje qe te gjitha votat t'ia jepni dhjetes, Partise Demokratike, Peqinit evropian, Shqiperise", deklaroi Berisha. Njeheresh Berisha ka bere thirrje per pjesemarrje masive ne votime. "Dita e 28 qershorit ju fton te merrni pjese ne votime me shume se asnjehere tjeter, te votoni per Shqiperine evropiane, te votoni per Peqinin evropian, te votoni dhjeten, Partine Demokratike. Dhjeta eshte fati, eshte me e mira, eshte fitorja", ka deklaruar Berisha. Teksa ka bere thirrje qe te marrin te gjithe kartat e identitetit, pasaportat, duke i deshmuar vetes, njeri-tjetrit, por edhe mbare Evropes se shqiptaret kane dinjitetin, kane mencurine, kane vullnetin, per t'u bere qytetare te vertete evropiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›