LSI: Zgjedhjet, raporti i ODIHR shqetesues
Levizja Socialiste per Integrim, iu bashkua diten e djeshme shqetesimeve te shprehura nga misioni vezhgues i OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e 28 qershorit, ne raportin e dyte paraprak te tyre per keto zgjedhje. Nepermjet nje deklarate per mediat, kryetari i KDK-se te LSI, Edmond Haxhinasto, deklaroi se nga vleresimet specifike te partnereve tane nderkombetare, mund te konkludohet qe administrimi zgjedhor dhe qeveria, jane akoma shume larg ne plotesimin e standardeve per zgjedhje te lira e te ndershme, te denja per nje vend anetar te NATO-s. "Presionet politike nga qeveria mbi nepunesit civile dhe administraten publike per te marre pjese ne aktivitete politike zgjedhore, ashtu si dhe perdorimi i femijeve ne mitingje e aktivitete zgjedhore, duhet te ndalojne", drejtoi thirrjen Haxhinasto. Sipas tij, shqetesim perbejne parregullsite ne konkurrimin e barabarte te partive politike, me konkretisht perdorimin per qellime elektorale, nga ana e kryeministrit Berisha dhe e kryetarit te bashkise se Tiranes te ngjarjeve e aktiviteteve zyrtare, te institucioneve perkatese.