E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shehi: Votoni te djathten e vertete, jo bipolaritetit

Levizja per Zhvillim Kombetar pershendet fitoren e forcave te djathta ne zgjedhjet per parlamentin evropian. Ne vleresojme zgjerimin e spektrit te djathte, ne Parlamentin Evropian duke theksuar se qytetaret evropiane me voten e tyre i dhane shans gjithe formacioneve te djathta duke perfaqesuar edhe parti te vogla te spektrit te djathte qe edhe ato te behen pjese e vendimmarrjes si europarlamentare. Rezultatet e ketyre zgjedhjeve shprehin tendencen e qarte per t'iu larguar bipolaritetit politik, gje qe ne Shqiperi ndodh e kunderta. Ne i bejme thirrje qytetareve shqiptare, qe vota e tyre te seleksionoje bipolarizimin politik dhe te votoje per te djathten e vertete, ashtu sic vepruan edhe votuesit evropiane, qe shuajten politiken bipolare duke iu dhene votat, partive te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›