Kryeministri: Takohemi si qytetare, anetare te NATO-s
Kryeministri Berisha, gjate takimit dje me qytetaret e Peqinit, eshte shprehur se takohen sebashku si qytetare te nje vendi anetar te NATO-s. "Emri i Shqiperise nuk ka qene kurre ndonjehere me larte se sa sot. Ne takohemi se bashku si qytetare te nje vendi qe ka aplikuar per anetar te Bashkimit Evropian. Ne takohemi se bashku ne nje qytet, i cili ne kater vite me dhjetera dhe dhjetera projekte, ka ndryshuar me shume se kurre ne historine e tij. Keto kater vite ne Peqin, qeveria qe ju votuat ne daten 3 korrik te vitit 2005, investoi ne vendin tuaj ne rruge kombetare, ne rruge fshatrash, ne shkolla, ujesjelles dhe kanalizime, 15 miliarde leke, dhjetera here me shume sesa qeveria e meparshme", ka qene deklarata e Berishes. Sipas tij, dy vjet me pare ketu ne Peqin, pervec aksit kombetar nuk kishte rruge te asfaltuara, ndersa sot jane asfaltuar apo jane ne asfaltim e siper, 50 kilometra rruge. Jane ndertuar nga e para apo jane rindertuar 15 shkolla, ujesjellesa, kanalizime, kanale vaditese. Jane ndihmuar nje numer i konsiderueshem fermeresh ne projektet e tyre. Jane dyfishuar ne mbare Peqinin dhe Shqiperine pensionet e fermereve Shqiptare, jane rritur keto pensione nga 50 deri ne 70 per qind per pensionistet e qyteteve. "Une sot vij ketu tek ju me zotimin tim solemn, se ne kete rreth do asfaltohet cdo rruge e cdo fshati kudo qe ai ndodhet. Se ne kete rreth, qeveria e ardhshme do te furnizoje me uje te pijshem 24 ore, cdo familje te Peqinit dhe te mbare Shqiperise", tha dje Berisha.