E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksavi Alonso del në mbrojtje të Benitezit

Pesë sezone nuk harrohen, veçanërisht për atë që i ka kaluar në një klub, i cili i ka dhuruar famën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Ksavi Alonson, që verën e kaluar u transferua te Real Madrid. Në prononcimin për "Times" ai mbron ish-trajnerin Rafa Benitez, që rrezikon shkarkimin: "Liverpuli do jetë gjithmonë në mendjen time. Kontaktoj shpesh me ish-shokët e mi dhe sa herë që mundem i ndjek ndeshjet e tyre. Ndryshimi i trajnerit nuk besoj se është zgjidhja e duhur. Benitez është njeriu i duhur për Liverpulin. E falënderoj për atë që më ka dhënë në 5 vjet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›