Valdes, maratonë 7 km kundër të ftohtit
Në ndeshjet e Champions, lojtarët më "punëtorë" përshkruajnë zakonisht dhjetë ose dymbëdhjetë kilometra. Por, ka edhe shifra të pabesueshme, si ajo e portierit Viktor Valdes, në takimin Rubin Kazan-Barcelona. Për të mposhtur të ftohtin rus, "gardiani" ka vrapuar plot gjashtë kilometra e 880 metra: praktikisht 68 vajtje-ardhje në fushë. Ai lëvizi sa dyfishi i kolegut të tij, Iker Kasiljas (3.3 km) në takimin Milan-Real Madrid, ndërsa për t‘u theksuar është se portieri i Rubinit, Rizhikov, në të njëjtat kushte vrapoi "vetëm" 4.8 kilometra.