Xhuveli: S'votojme paketen e PS
Fatjona Mejdini
Kreu i Partise Agrare Ambientaliste, njekohesisht ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, kerkon nga PD dhe PS diskutim dhe transparence ne lidhje me reformen zgjedhore.
Ne nje interviste per " Koha Jone", Xhuveli thekon se ne rast se qendrimet e partive te vogla nuk merren parasysh, atehere ato do te jene te detyruara te votojme kunder, duke mos dashur te votojne nje projekt vrastar per ekzistencen e tyre.
Si e gjykoni bashkepunimin mes PD-se dhe PS-se per reformen zgjedhore?
Megjithese nuk ka nje marreveshje te deklaruar dhe te shpallur mes dy partive me te medha te vendit, duket se ka nje afrim dhe nje konceptim te perbashket mbi menyren se si pritet te zgjidhet kjo ceshtje. Kjo eshte nje ceshtje aktuale qe duhet te zgjidhet, por qe meriton nje zgjidhje sa me aktuale dhe sa me te drejte. Ketu kam parasysh fakti perpara se kjo reforme te shkoje ne Parlament per t'u votuar duhet te diskutohet ne komisionin e posacem parlamentar, qe eshte ngritur per kete ceshtje, kjo eshte ana demokratike. Ndersa, kur them qe kjo reforme duhet te jete e drejte, me kete dua te them qe kjo reforme duhet t'ju jape mundesine te gjithe votuesve shqiptare ta shohin veten sa me te perfaqesuar. Kjo do te thote se partite e vogla, qe perfaqesojne 1/3 e elektoratit ne vend, duhet qe te votohen ne baze te nje ligji dhe nje reforme qe ato te shprehin vullnetin e votuesve shqiptare. Po qe se do te shkohet drejt e ne votim per nje sistem apo nje tjeter, kjo do te ishte e padrejte. Le te marrim per nje moment propozimin e bere nga Partia Socialiste ne lidhje me sistemin rajonal proporcional. Por, nese ai aplikohet sipas menyres qe ne mendojme, i bie qe dy partite e medha te jene te perfaqesuara ne Kuvend dhe ndoshta ndonje parti e trete ne 3 a 4 rajone dhe parite e tjera mbeten te paperfaqesuara. Nga kjo rrjedh nje padrejtesi e madhe elektorale dhe cenimi i te drejtes dhe demokracise. Kjo se pari, se nje pjese e elektoratit qe votojne per partite e vogla nuk do te shkojne per te votuar dhe ne ne Shqiperi kemi vuajtur nga zhgenjimi i votuesve ndaj politikes shqiptare, gje qe eshte shprehur edhe me numrin e madh te votuesve qe nuk kane preferuar te votojne. Ndersa demi i dyte, do te vinte nga fakti se njerezit, duke votuar per partite e vogla dhe ato nuk do te perfaqesohen, atehere keto vota detyrimisht qe do te shkojne per 2 partite e medha.
Cfare mund ta ndalte kete situate dhe cilat mund te jene hapat qe mund te nxisnin bashkepunimin?
Une mendoj se mazhoranca dhe kreret e saj duhet te mblidhen ne nje diskutim mes tyre per te sqaruar situaten, mundesite, tolerancen. Ne si parti te vogla parlamentare jemi mbledhur dhe kemi bere propozime konkrete. Sipas ketyre propozimeve, ne kerkojme te kete nje sistem te perzier mazhoritar dhe proporcional, kjo shkon me idene se zonat duhet te perfaqesohen nga nje deputet, ne menyre qe te mos e humbin lidhjen me elektoratin. Por edhe vota qe merret me sistemin proporcional te jete e perfaqesuar ne nje raport te drejte. Cka do te thote se ne rast se merr 4% te votave me sistemin proporcional te kesh edhe 4% te deputeteve.
Por ne rast se partite e medha do te vendosnin te vetme per reformen, cilat do te ishin hapat tuaj?
Ne do te konsultohemi dhe jemi ne proces konsultimi me partite parlamentare, pervec dy partive te medha. Do te vazhdojme konsultimet dhe ne fund te tyre do te marrin nje vendim. Ne nuk mund te votojme ligje qe do te ishin vetevrasese per partite e vogla.
A keni pasur kontakte personale me Kryeministrin Berisha per ceshtjen e reformes?
Kemi pasur kontakte me Berishen ne lidhje me kete ceshtje, madje kishim lene edhe per t'u mbledhur dhe per te diskutuar per kete reforme te rendesishme. Por situatat qe kane ndodhur ne vend nuk e ben te mundur kete, por une besoj se ne shpejt do te kemi rastin dhe te diskutojme me Kryeministrin Berisha.
Kryeministri Berisha ju ka udhezuar per me shume bashkepunim me kreun e Bashkise se Tiranes, Rama, ne lidhje me mbrojtjen e ambientit ne kryeqytet. Cilat jane hapat qe jane marr ne kete drejtim?
Jane marre kontaktet e para. Eshte ngarkuar nje nga zevendesministrat e Mjedisit, qe te siguroj institucionalizimin e bashkepunimit. Po keshtu, Agjencia Rajonale e Mjedisit ka orientuar qe te organizoj kontrolle te perbashketa me ekspertet e Bashkise se Tiranes per realizimin e kushteve dhe kerkesave per mbrojtjen e mjedisit nga firmat e ndertimit, nga ato te pastrimit etj. Te ne ekziston nje vullnet pozitiv per kete bashkepunim dhe mendojme se do te konkretizohet. Edhe nga ana e Bashkise se Tiranes ka pasur nje reagim pozitiv ne nivelin e nenkryetarit te bashkise, per t'u ulur, per te diskutuar kete bashkepunim qe mendojme se eshte i domosdoshem.
"Ne do te konsultohemi dhe jemi ne proces konsultimi me partite parlamentare, pervec dy partive te medha. Do te vazhdojme konsultimet dhe ne fund te tyre do te marrin nje vendim. Ne nuk mund te votojme ligje qe do te ishin vetevrasese per partite e vogla"
"Jane marre kontaktet e para me Bashkine e Tiranes. Eshte ngarkuar nje nga zv.ministrat e Mjedisit, qe te siguroj institucionalizimin e bashkepunimit. Edhe nga ana e Bashkise se Tiranes ka pasur nje reagim pozitiv ne nivelin e nenkryetarit te bashkise, per t'u ulur per te diskutuar kete bashkepunim qe mendojme se eshte i domosdoshem".