E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama 3 pikë avantazh, mbështetje pa kushte nga votueset beqare

SHBA- Presidenti Obama udhëheq me tre pikë garën presidenciale kundër rivalit të tij republikan Mitt Romney, i favorizuar nga një mbështetje pa kushte e një mase të madhe të votuesve beqarë, në veçanti femrave.

Sondazhi më i fundit i zhvilluar nga Universiteti Quinnipiac i jep Presidentit 46 % të votave, ndërsa ish-guvernatorit të Massachusests-it, 43 %.

Obama udhëheq në mesin e votuesve beqare me 54 për qind kundrejt 34 për qind të Romneyt, ndërsa votueset e martuara mbështesin këtë të fundit me 51 për qind.

Obama ka një sukses të madh me votueset beqare femra , ku 60% e tyre e mbështesin krahasuar me 31 %, ndërkohë që ky i fundit udhëheq tek gratë e martuara me 49 %.

Sondazhi i bërë publik të mërkurën dëshmoi se Obama është në krye të garës për Shtëpinë e Bardhë me tre pikë, edhe pse na ndajne ende katër muaj nga zgjedhjet e 6 nëntorit.

Megjithse është bërë shumë punë në zvogëlimin e hendekut gjinor dhe mënyrën se si Barak Obama udhëhoqi garën e tij me karburantet e grave, në të vërtet hendeku është gjithmon e më i dukshëm tha ai.

Njerëzit e martuar ka më shumë gjasa të jenë më të mëdhenj në moshë. Më të siguruar financiarisht dhe më konservativ sesa votuesit e pamartuar,- bëri të ditur sondazhi, ndërkohë që votuesit beqare janë më të fokusuar tek çështjet si të drejtat e grave dhe çështjet riprodhuese.

Matilda Alku/IDEA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›