E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama zhvishet porno, programi eksperimental një vit në provë

18-06-2013 / Nga Mexhit Prençi

Askush nuk mund ta imagjinonte se Rama duke paraqitur programin e PS për Zgjedhjet e 23 Qershorit, do të zhvishej porno nga gazetarët. Më saktë mund të thuhet i detyruar të vetëzhvishej lakuriq, kur pohoi se programi është eksperimental, pas një viti do të provohet është apo nuk është real. Këtë nuk e tha në fillim. Përkundrazi kur u fut  në studio, i ftuar në Opinion nga Fevziu, dukej sikur i kishte fituar zgjedhjet dhe jo se do paraqiste programin për konkurrim. I ngazëllyer, i vetëkënaqur, euforik lexonte tekstin e gjithë programit. Ndërhyrjen e gazetarëve Çili, Tela, Shkullaku dhe Nazarko që të përqendrohej te thelbi i programit dhe si do ta realizonte atë, e refuzoi me mospërfillje. Ky është programi më i shkëlqyer i të gjitha kohërave që do të rilindë çdo gjë, do të ringjallë këtë vend që Saliu e ka varfëruar, mjeruar e rrënuar duke e kthyer njëqind vjet prapa. Dhe iu kthye përsëri leximit të programit përrallë, duke përrallisur se ai do të ishte kryeministër dhe do të sillte mrekullitë që do zbresin nga qielli. Gazetarët përsëri i kërkojnë përgjigje  për pyetjet e tyre konkrete. Ai turfullon, sillet me arrogancë, hedh batuta  të stilit mediokër…Unë do t’ua lexoj që ju ta kuptoni mrekullinë e alternativës sonë. Henri Çili thotë e kam lexuar programin, është program jo real, gënjeshtër dhe mashtrim. Ndërsa Tela i kërkon të thotë si do realizosh këtë program që është fantazi, jo realitet. Na trego burimet që do mundësojnë suksesin. Cila është fatura ngre zërin Shkullaku. Sa është fatura e përgjithshme, e pyet përsëri Tela. 
Pyetjeve të tyre nuk u përgjigjej dot, jo vetëm se është totalisht i paaftë  për çdo fushë,  por sepse programi eksperimental ishte fantazi, surealitet,  mashtrim i publikut për t’u marrë votat. Rama i tronditur nga pyetjet dhe qëndrimi i gazetarëve, ngaqë nuk di çfarë të trillojë, i paaftë  të komunikojë, i paaftë të zotërojë durimin dhe frenojë zemërimin në situata të pa favorshme për të, shfaq lakuriq arrogancën e tij, fyen gazetarët, u ndërprerë fjalën, orvatet t’u mbyll gojën me ulërima, ashtu siç vepron në PS kur dikush e kritikon. Por gazetarët, madje edhe Nazarko si simpatizant i tij, në një valë me të tjerët kërkon t’u përgjigjej pyetjeve. Nuk di të përgjigjet, flet përsëri Shkullaku. Ai kërcëllon dhëmbët dhe zgurdullon sytë. Fytyra i merr pamjen e një njeriu të sëmurë psikik. Në sy i lëvrinin përrenj gjaku. Dukej i frikshëm. Ngrihet më këmbë. U ulurin gazetarëve, do më leni të flas si dua unë apo të largohem. Fevzi, ç’i ke prurë këta këtu, s’kam punë me këta, do flas për publikun. Ne jemi përfaqësues të publikut ngritën zërin gazetarët, pothuajse në një kohë., përgjigju pyetjeve. Për të tretën herë Shkullaku thotë: nuk di të përgjigjet. Kjo fjalë e tmerrshme e acaronte, e llahtariste, e bënte të mos ishte në metro. Përgjigju, përgjigju, përgjigju…zërat i buçisnin në kokën si këmbana kobzeza…
Ramën s’e zë vendi në vend, turfullon. I pari, sipas radhës do të fliste Saimir Tahiri, ai që do vihet në krye të ministrisë së brendëshme. Thelbi i platformës eksperimentale të tij ishte reformimi tërësor i kësaj ministrie. Gjithçka do ta fillojmë  nga zeroja, krrakëronte si korb i zi. Punët e kësaj ministrie zero kanë qenë. Asnjë sukses. Fajet i ka Berisha, do përgjigjet para drejtësisë. Ministri në burg. Drejtuesit e lartë të policisë në burg. Do të ndryshoj rrënjësisht  strukturat, kuadrin, drejtuesit, do të krijojmë një polici krejt ndryshe…. Breshëri pyetjesh nga gazetarët. Pse kjo e pse ajo, si do ta bësh këtë apo atë.  Ashtu si Dymetroshi u bën bisht pyetjeve.  Kalon degë më degë. Hidhet përsëri në sulm…Dymetroshi ia rrëmben fjalën dhe flet me papërgjegjësi me gjithë paaftësinë e tij të madhe. Ndeshet përsëri me gazetarët, të cilët i kërkojnë si do të realizohet ky  program jo real, cila është fatura. E njëjta skemë zhvillohet edhe me Beqon dhe Canin. Edhe ata flasin me fjalë të përgjithshme, recitojnë për mrekullitë e programit eksperimental fantazist, se çdo gjë do ta fillojnë ndryshe nga zeroja, duke përmbysur gjithçka ka bërë mazhoranca në të gjitha fushat ekonomi, financë, arsim shëndetësi etj. etj. ..por pyetjeve të gazetarëve nuk ju përgjigjën dot.
Asnjeri nuk qe në gjendje të përgjigjej. Dymetroshi jo e jo, por ua rrëmbente fjalën  specialistëve të tij dhe gazetarëve e ligjëronte me eufori të shtirur, se do të ndodhte mrekullia me atë kryeministër,  do ta bënte Shqipërinë parajsë që asnjeri nuk e kishte bërë gjer më sot. Falë vendosmërisë së gazetarëve, që i kërkonin të tregonte  burimet dhe faturën e përgjithshme në para, Ramës po i binin brekët. Dhe kur ata i thanë se  nuk na përgjigjeni dot  se nuk keni bërë asgjë me profesionalizëm por kuturu, se ky është një program  jo real, gënjeshtër e mashtrim për të marrë votat e elektoratit dhe fituar zgjedhjet, atëherë Dymetroshit sa nuk i luajti tepeleku. I detyruar doli lakuriq. Ne kështu e kemi ideuar dhe  ndërtuar programin, jemi në provë, pas një viti, do të vijmë në këtë studio të shohim kush ka të drejtë.(Ia futi vetes). Programi është eksperimental ashtu si pikturat e tij dështake. 
Alternativa programore e tij është në provë që do të thotë e dyshimtë, jo realiste, e pasigurtë. Këtë unë jo vetëm e quaj skandaloze, por e përkthej edhe si mesazh  për gjithë votuesit të djathtë  e të majtë që të mos votojnë për pasigurinë e jetës së tyre, të fëmijëve e familjes, të pronës së tyre dhe të Shqipërisë sonë. Sigurinë e jep programi i mazhorancës është konkret, i prekshëm, i qartë, i argumentuar, si e qysh do të realizohet, ku do t’i  gjejnë burimet, sa do të jetë fatura e të tjera e të tjera. Sigurisht  nuk është i përsosur, por është i besueshëm brenga relativitetit. Madje besueshmëria bëhet më e fortë pot ë kemi parasysh dhe arritjet e gjertanishme ku përurimet e punëve të suksesshme dhe veprave janë demonstrime spektakolare çka  kënaq dhe entuziazmon tërë shqiptarët që e shohin me sy përparimin dhe progresin, ashtu siç shohin edhe atë që do të bëhet më mirë duke korrigjuar gabimet. Vetëm ata që duan të rilindin të shkuarën enveriste nuk shohin asgjë të mirë vetëm zi e më zi, sipas syzeve të zeza të Ramës Komandat, Pasardhës i Qoftëlargut. Urtaku do të thoshte: kush sheh zi, e zeza e ndjek pas. E ardhmja e tij është Humbëtira 
Edhe ju, o njerëz, që për një arsye apo tjetër, jeni në mëdyshje të votoni a të mos votoni, shikojeni me gjakftohtësi dhe mençuri realitetin e sotëm, me sytë  tuaj,  jo të tjetërkujt, shikojeni pa paramendime, ç’është bërë mirë, çfarë nuk është bërë si duhet, dhe çfarë mund të bëhet më mire. Mos mohoni as mos pohoni nën trysninë e lidërve të partive, por vetëm pasi të bindeni se cila alternativë është më e mira e  djathta që preket, shihet, kuptohet, është e verifikueshme, çkanë bërë e çdo bëjnë për katër vitet ardhshme, duke  paraqitur konkretisht si do ta realizojnë programin e ndryshimit dhe zhvillimit të vendit duke u treguar burimet dhe faturën e parave, apo alternativa e majtë me program eksperimental surreal ku Rama nën breshërinë e kritikave të gazetarëve u tha atyre, unë jam në provë, pas një viti të shohim është apo s’është realist program. E di që ka të çmendur që do a votojnë  të çmendurin dhe programin e tij eksperimental, unë nuk  u drejtohen atyre, por njerëzve normal. Falënderoj gazetarët që e detyruan Ramën të  zhvishet porno në sytë e gjithë dynjasë, siç do të thoshte Çani nga Zona e Lirë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›