E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama feston 49-vjetorin, simpatizantët foto urimi -FOTO

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama festoi sot 49-vjetorin e lindjes ditë që përkon për konçidencë dhe me përvjetorin e Pavërësisë së SHBA.

Mbështetësit dhe simpatizantët e tij i kanë dhuruar atij një foto urimi të cilën e kanë shpërndarë në rrjetet sociale si mënyrë për ti shprehur urimet për ditëlindje.

Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 është politikan, publicist dhe piktor shqiptar, Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, si dhe kryeministër i ardhshëm i Republikes se Shqiperise pas fitores së zgjedhjeve te 23 qershorit nga Partia Socialiste dhe aleatet e saj. 

Urimit të qytetarëve janë bashkuar dhe anëtarë të PS. Keti Bazhdari i përcjell kryetarit në “Facebook” urimet e shkodranëve

“Shumë urime nga qytetaret e Shkodrës për njeriun qe do transformoje në realitet ëndrrat e gjithë shqiptarëve! Gëzuar ditelindjen Edi Rama!”, shkruan Bazhdari. 
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera FOTO: Rama feston 49-vjetorin, simpatizantët foto urimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›