Rama fshihet në Lushnje, në një kanal kullues, nga xhelozia për konventën e LSI-së
Shiu i dendur, nuk “e trembi” dje Edi Ramën për “promovimin” e programit të tij “rilindja e fshatit”. Ajo që e trembi ishte Konventa e LSI-së, e cila e detyroi që me gjithë shiun e dendur, të gjente një kanal, diku në Lushnje, e të zhytej i ngërthyer nga xhelozia e asaj Konvente që LSI-ja kishte mbledhur në Tiranë.
Edi Rama nuk e kishte fshehur xhelozinë, të paktën deri edhe një ditë para Konventës.
Me gjithë ftesën e LSI-së, me gjithë paralajmërimin e kësaj force politike, se Konventa e saj do të shndërrohej edhe në një bashkim të gjithë faktorit politik mbarë kombëtarë, Edi Rama zgjodhi, jo vetë të mos marrë pjesë si i ftuar në këtë Konventë, por të mos lejojë as vartësit e tij në parti të ndiqnin nga afër punimet e saj.
Ndërsa vetë e zgjidhi, gjeti një kanal në Lushnje dhe u fsheh. Çudi, që pas ngjalës që hëngri në Gjirin e Lalzit, Edi Rama, refuzon takimet publike me drejtuesit e LSI-së, ndërsa nuk nguron të sajojë lajme nëpër mediat e kontrolluara prej tij, për takime “konfidenciale” me Ilir Metën, kreun e LSI-së, në Shkup, apo në Bruksel..., ndërsa refuzon takimin publik te Pallati i Sportit “Asllan Rusi”.
Që pas ngjalës që hëngri në Gjirin e Lalzit, Edi Rama e ka më lehtë të sajojë takime virtuale me drejtues ët LSI-së, me shpresën se kështu “mund të trembë”, apo “tronditë” koalicionin qeverisës, ndërsa nuk e fsheh frikën e takimeve ballë për ballë e në publik me drejtuesit e LSI-së, sepse e di, që nuk mund të përballojë, deklarimet dhe ovacionet pro qeverisë dhe qeverisjes, duke mos fshehur kështu se i tremburi është vetë ai, që duke u fshehur gjirizeve të Lushnjës, beson se nuk ia shohin dhe lexojnë frikën që e ka kapluar...