E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, fton Berishen: Tryeze per Fierin dhe ligjet Rozeta Rapushi

Kreu socialist, Edi Rama, fton kundershtarin e tij, kryeministrin Sali Berisha, por edhe te gjithe kreret e partive politike parlamentare, qe te ulen sot ne nje tryeze per zgjidhjen e perbashket te problemit te Fierit si dhe votimin e ligjeve qe kerkohen per integrimin. Pas mbledhjes se grupit parlamentar socialist, kreu i opozites, pas debatesh dhe replikash te shumta ne distance, shpreh publikisht mendimin se nje tryeze e partive parlamentare eshte nje mundesi per te zgjidhur problemin e rende te qarkut Fier duke iu referuar vendimit te Gjykates se Larte. "Kryetari i Partise Socialiste, eshte i gatshem te ulet ne tryeze se bashku me te gjitha forcat parlamentare qeverisese dhe opozitare, per te adresuar kete problem ne nje perpjekje vullnetmire per t'i hapur rruge zbatimit te vendimit te gjykates dhe po ashtu miratimit te tre akteve qe kerkojne voten e opozites", - publikon kreu socialist ne faqen zyrtare te selise roze. Sipas tij, kush e deshiron vertete statusin e kandidatit per Shqiperine, ka detyrimin te beje cdo perpjekje deri ne fund dhe ai eshte i gatshem per ta permbushur detyrimin e opozites duke e bere deri ne fund perpjekjen ne emer te Partise Socialiste. Rama thekson se pavaresisht se nje numer vendesh anetare te BE-se, shkojne shume pertej ketyre tre akteve ne gjykimin e tyre per cka Shqiperia nuk ka permbushur, opozita shqiptare nuk ngurron te eksploroje cdo mundesi qe se paku keto tre akte te miratohen. "Duke nenvizuar se Partia Socialiste eshte e vendosur te mbroje bindjen se ceshtja e Fierit eshte nje ceshtje e demokracise ne Shqiperi, dhe po ashtu se integrimi evropian nuk eshte vetem ligjvenie po edhe zbatim i ligjit, Edi Rama shpreh vullnetin e mire per t'u ulur ne tryezen e dialogut qe sot dhe per te kerkuar rrugen e zgjidhjes se bashku me palen kundershtare ne emer te interesit te vendit", - vijon apeli publik i kreut socialist. Per seline roze, ceshtja e Fierit eshte nje ceshtje e funksionimit te demokracise e te shtetit te se drejtes dhe ceshtja e miratimit te tre akteve eshte nje ceshtje e integrimit qe s'mund te kuptohet pa funksionimin e demokracise e te shtetit te se drejtes. Me tej, Rama thekson se problemin e Fierit e ka krijuar politika dhe mund e duhet ta zgjidhe politika. Ndaj ai shtoi se Partia Socialiste eshte gati te jape kontributin e saj deri sekonden e fundit. "I takon kryetarit te Partise Demokratike, kryeminister i vendit, qe ta pranoje ose jo idene e nje ballafaqimi te drejtperdrejte per kete ceshtje, ne nje tryeze te partive parlamentare. E nese e pranon edhe te caktoje oren dhe vendin e ballafaqimit", - fton kreu i opozites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›