Rama fton bizneset e vogla në protestë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama u ka shpërndarë pronarëve të bizneseve të vogla ftesa per protestën e së shtunës që do të mbahet përpara Kryeministrisë në orën 11:00 . Gjatë bisedave me pronarët Rama është shprehur se taksat e shumëfishuara dhe rritja e takses doganore po çon çdo ditë drejt falimentimit shumë biznese në vënd. Duke theksuar se nga kjo lloj situate dilet vetëm me protesta , Rama është shprehur se një nga qëllimet e opozitës është mbrojtja e biznesit të vogël nga falimentimi.
Në ftesat e opozitës për protestë theksohet se nga 1 janari 2010 qeveria e Sali Berishës detyron bizneset e vogla të kthehen ne biznese të mëdha nëse kalojnë limitin prej 5 milionë lekë xhiro, dhe që si pasojë shumë biznese do të mbyllen.