Tajani: Debati politik bëhet në parlament

Kreu i qeverisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me zëvendëspresidentin e KE-së, Antonio Tajani. Tajani i ka bërë apel opozitës të hyjë në Parlament, duke deklaruar se vetëm aty mund të zhvillohet debati politik. Në takimin me Berishën, zëvendëspresidenti i KE-së tha se ligji i antimafias është shumë i rëndësishëm. Ai vlerësoi veprimin e qeverisë në luftën kundër mafias. Zëvendëspresidenti i KE-së shprehu edhe një herë mbështetjen e KE-së për impelementimin e reformave.