Tahiri: Ligji antimafia të zbatohet te familja e kryeministrit

Pas miratimit të ligjit të antimafias nga ana e Kuvendit, Partia Socialiste theksoi se zbatimi i tij duhet të nisë nga familja e kryeministrit, Sali Berisha.
Deputeti Saimir Tahiri theksoi se ligji në fjalë duhet të shkatërrojë mafien e vërtetë, që sipas tij gjendet në oborrin e kryeministrit.
"Çmontimi dhe ndëshkimi i mafies së vërtetë duhet ta fillojë me Shkëlzen, Argitën dhe Jamarbrin, familjarë të Sali Berishës që kanë përdorur pushtetin e babait për afera korruptive, me Fatmir Mediun, Lulzim Bashën dhe Sokol Olldashin, të cilët Sali Berisha jo vetëm nuk i dënon, por i fsheh pas imunitetit parlamentar", theksoi ai gjatë një konferene për mediat.
Tahiri shtoi më tej, se Partia Socialiste ndjen detyrim për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, për t'i vënë kufi këtij pushteti të korruptuar. "Hap kutitë ose largohu është alternativa e vetme që nuk shpëton Sali Berishën dhe pushtetin e tij korruptiv.", vijoi ai.