E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Maliqi: Të majtët e vërtetë nuk e duan Ramën



Deputeti demokrat Lefter Maliqi u kërkoi dje deputetëve socialistë që të mos mbrojnë, por të distancohen nga turpi i pashoq i kryetarit të tyre, Edi Rama, i cili ka përdhosur kodin e familjes shqiptare. Maliqi akuzoi: “Jam këtu për t’iu përgjigjur gjethes së fikut të krimit të organizuar, i cili përfaqëson turpin e familjeve shqiptare, shthurjen, divorcin, vetminë. Z. Rama nuk ka asnjë lidhje me të majtën shqiptare, por ka lidhje me deputetët e krimit të organizuar të cilët po i mban peng, duke filluar që nga ylli polar i Tomorit të Skraparit që s’ka lidhe me politikën, por me kasafortën, lejet e ndërtimit dhe paratë e pista bashkë me z. Rama, duke vazhduar me të voglin e Beratit, i xhepave të Beratit, i kuqos, i dënuar nga shteti italian me 101 vjet duke vazhduar me Daden e Bares, Gjinushin e Bares, Ruçin e trafiqeve të Jugut, e krimit të organizuar, e hekurit, për të cilët ka dijeni OSBE-ja dhe ambasada amerikane që në vitin 2002 me shkresë”. Deputeti Maliqi vazhdoi më tej me Shalsin që, sipas tij, po mbron gjethen e fikut të Ramës e më tej në Veri te polici në kohën e PD-së, deputet i Kukësit, i cili në mënyrë të habitshme u gradua drejtues i lartë policie në Gjirokastër, në Fier dhe në Shkodër, që ka dijeni për krimin e organizuar të trafiqeve të ndryshme të Gjirokastrës, Bares në Lushnje e me radhë. Por përveç këtyre akuzave, Maliqi u ndal edhe tek aferat korruptive, lejet e ndërtimit që ka dhënë, tokat që ka zaptuar dhe që ka shkatërruar kryeqytetin e Shqipërisë. Sipas tij, janë këta deputetë dhe këta biznesmenë që e mbajnë peng zotin Rama. Maliqi përmendi se vetë ai vjen nga e majta e ndershme me 5 dajallarë socialistë, me teserë të PS-së, ku mbi 3000 mijë të majtë në Berat kanë votuar PD-në, kanë votuar Shqipërinë në NATO, kanë votuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian. “Të mundohet Rama që nuk përfaqëson të majtën, se të majtët janë me ne, sa të dojë, por edhe një herë po i them, atë guxim që u mundua të shfaqte dje (pardje) apo edhe tani që mbledh grupin parlamentar apo dhe këta deputetë që i bëjnë presion deputeteve tjerë të ndershëm, e ka të kotë, Shqipëria po ecën drejt zhvillimit, drejt normalitetit dhe për këtë të jetë i bindur z. Rama”, - deklaroi deputeti i PD-së, Lefter Maliqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›