Firma, Topi dekreton Kodin Detar dhe Hekurudhor
Ndryshimet e fundit që u miratuan në Kuvend me votat e mazhorancës dhe të opozitës për Kodin Hekurudhor dhe atë Detar janë dekretuar dje edhe nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Në faqen zyrtare të Presidencës, thuhet se Kreu i Shtetit në mbështetje të nenit 84 pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për një ndryshim në ligjin ‘Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipëris뒔 dhe gjithashtu shpalljen e një ligji tjetër, ai për “Për disa ndryshime në ligjin ‘Kodi Detar i Republikës së Shqipëris뒔. Po dje, Presidenti i Republikës dekretoi ndryshimet e ligjit “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”.