Rama grabit qytetarët, në projektbuxhetin e Bashkisë parashikohen të njëjtat investime për 4 vite radhazi
Dhjetëra projekte dhe investime të viteve të shkuara parashikohen në projektbuxhetin 2010
Për vite me radhë Tirana pritet të qëndrojë në të njëjtin stad për sa i përket zhvillimit të infrastrukturës dhe investimeve të tjera për një qytet sa më të përshtatshëm për të jetuar. Kjo vjen si pasojë e investimeve në vend numëro të kryebashkiakut Rama, i cili prej vitesh në projektbuxhet parashikon të njëjtat gjëra. Nuk bëhet fjalë për projekte madhore që kërkojnë vite për tu zbatuar dhe që kërkojnë investime të mëdha dhe as për investime të vogla që
nuk ndikojnë në jetën e qytetarëve, por Rama prej vitesh në projektbuxhet parashikon të njëjtat investime që janë të lidhura drejtpërdrejti me qytetarët. Prej katër vjetësh sheshi Skënderbej qëndron peng i Edi Ramës, duke e parashikuar çdo vit në projektbuxhet, por në asnjë vit nuk ka nisur puna. Shpresojmë që ky vit të jetë i mbar për kryebashkiakun dhe ti japë fund makthit të qytetarëve që detyrohen të kalojnë në atë shesh. Por ky nuk është i vetmi projekt peng i Edi Ramës, pasi ka edhe të tjera, siç mund të jetë ndërtimi i parkimeve nëntokësore, që është shndërruar në një legjendë urbane, apo ndërtimi i banesave sociale për të pastrehët, të cilët deri më tani strehohen në premtimet bosh të Edi Ramës. Por më shqetësuese është fakti se si janë shpenzuar fondet që janë miratuar për 3-4 vite me radhë nga Kryebashkiaku Rama për këto projekte. Pra janë disa projekte të cilat Rama i parashikon për të investuar çdo vit dhe ende nuk ka bërë asgjë.Projektet peng të Edi RamësJanë gjashtë pika kryesore që Rama i përfshin që në fillim të mandatit të dytë si kryebashkiak. Për këtë projekte, edhe pse ka pas një fond të akorduar, nuk është kryer asnjë punim duke zhdukur fondin dhe duke e lënë situatën në mëshirë të fatit. Prej vitesh Rama ka përfshirë në projektbuxhet ndërtimin e Unazës së Madhe dhe të mbikalimit, nga Shkolla Teknologjike deri në Sauk duke krijuar një arterie të rëndësishme për të lehtësuar kalimin e makinave të rënda, por edhe trafikun në brendësi të qytetit. Është premtuar ndërhyrje e plotë në infrastrukturën e 9 blloqeve të banimit të cilat përveç ndërhyrjeve tradicionale infrastrukturore do të plotësohen me elementë të rikualifikimit urban si lulishte, hapësira çlodhëse dhe mbjellje e një numri të konsiderueshëm pemësh, blloqe banimi që mbeten ende problematik. Sipas Ramës, këtë vit edhe vitet e kaluara Do të përfundojë faza e parë e ndërhyrjes në Sheshin Skënderbej për realizimin e mobilimit urban të tij me standardet më të larta evropiane, por ende nuk dihet se sa do të presin qytetarët për mbylljen e kësaj faze. Do të realizojmë konkursin ndërkombëtar për dy sheshet e tjera të Tiranës, Nënë Tereza dhe Italia. Do të fillojmë ndërtimin e 398 banesave sociale si edhe programin e bonusit të qerasë për rreth 200 familje të pastreha. Do të ecim më tutje me një rishpërndarje të kontributeve të komunitetit drejt zonave informale dhe atyre në nevojë, përkundrejt atyre formale e kontribuese në buxhetin e Bashkisë me qëllim ekualizimin e shpërndarjes së shpenzimeve kapitale thotë Rama gjatë prezantimit të përvitshëm të projektbuxhetit.Zhdukja e fondevePër projektet e sipërcituara, por edhe për shumë të tjera, realizimi do të bëhet me fonde të akorduara nga financues të ndryshëm, por në to janë përfshirë edhe të ardhura nga taksapaguesit shqiptarë. Problemi bëhet më madhor kur mendon se ato të ardhura që parashikohen në projektbuxhet qarkullojnë gjatë vitit dhe në fund zhduken. Situata në realitet mbetet e njëjtë, investime nuk kryhen dhe fondi zhduket. Kjo pikë tepër e debatuar duhet të sqarohet nga kryebashkiaku, i cili në mënyrë të përvitshme planifikon të njëjtat investime dhe për çdo vit kërkon fond. Kjo shkelje, anashkalohet zgjuarsish nga Rama duke i paraqitur Këshillit Bashkiak një projektbuxhet paçavure dhe të pa detajuar dhe në këtë formë investon ku do dhe anashkalon investimet që planifikohen. Por këtë vit çështja u paraqit më serioze pasi Këshilli Bashkiak i solli probleme kryebashkiakut mos detajimin e investimeve dhe vendin se ku do ti çojë taksat e qytetarëve. Liri Mëhalla
Last Updated on E Marte, 26 Janar 2010 22:48