Lista, ja zyrtarët që janë futur në borxhe
TIRANË-Më shumë se 5 për qind e zyrtarëve që deklarojnë pasurinë pranë ILLDKP-së, kanë marrë shuma të mëdha borxhesh nga persoan të tretë.
Në një investigim të Gazetës Panorama mbi një kampion të pasurive të zyrtarëve, të deklaruara në 8 vitet e krijimit të këtij institucioni, publikohet sot pjesa e parë e listës me 276 zyrtarë që kanë marrë borxh nga 1 milionë lekë deri në 37 milionë lekë.
Në krye të listës qëndrojnë punonjësit e tatimeve dhe gjyqtarët.
Nga të dhënat e marra nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive rezulton se një ministër ka deklaruar se ka marrë lekë borxh gjatë këtyre viteve. Ai është ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili ka marrë 1.4 milionë lekë hua. Gazeta Panorama shkruan gjithashtu se në listë janë dhe 6 deputetë: Selami Xhepa, Florjon Mima, Lefter Maliqi, Edmond Spaho të PD-së dhe Pirro Lutaj i PS-së.
Nga zv/ministrat që kanë marrë borxh janë Arjan Starova, Suzana Turku dhe Zana Xhufka, ndërkohë që edhe ish-ministri i Kulturës, Ferdinant Xhaferri, ka deklaruar marrjen e 2.7 milionë lekëve borxh.
I kontaktuar nga gazeta, zëdhënësi i ILDKP-së, Flori Serani tha se “për ILDK-në deklarimi i huamarrjes në shuma të mëdha, pa interes dhe me afate kohore shlyerjeje shumë të gjata, krijon dyshime të arsyeshme se deklarimi i huave në disa raste mund të jetë mënyrë për të justifikuar pasuri të krijuara në mënyrë të paligjshme”.
(d.b/BalkanWeb)