E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama "harron" traditen, mungon ne ceremoni Eva Gjura

Banoret e Pezes dhe te Tiranes u mblodhen dje te gjithe se bashku per te perkujtuar 70- Vjetorin e Konferences se Pezes. Konferenca e Pezes ishte perpjekja e pare madhore e popullit shqiptar per t'u bashkuar ne luften per clirimin e vendit nga pushtuesit. Ne 16 shtator te 1942, Konferenca e Pezes vendosi krijimin e nje fronti te perbashket antifashist. Ne konference moren pjese delegate te ardhur nga te gjitha anet e Shqiperise, si Abaz Kupi, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Skender Jegeni, e shume te tjere. Ne kujtim te kesaj dite dje, ne sheshin para shtepise muze ku 70-vjet me pare zhvilloi punimet Konferenca e Pezes kishin ardhur qindra veterane te Luftes Antifashiste, banore te zones se Pezes, por edhe te tjere nga Tirana e me gjere per te perkujtuar kete ngjarje te rendesishme per kombin. I pranishem ne kete ceremoni ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili gjate fjales se tij tha se, pavaresisht dritehijeve qe shoqerojne ngjarjet e medha historike, populli i Pezes duhet te ndjehet krenar qe eshte ne qender te nje prej ngjarjeve me te rendesishme te Luftes dhe Rezistences Antifashiste per clirim kombetar. "Populli i Pezes duhet te ndjehet krenar qe eshte ne qender te nje prej ngjarjeve me te rendesishme te Luftes dhe Rezistences Antifashiste per clirim kombetar", - theksoi ne fjalen e tij ministri Imami. Sipas tij, ajo kishte nje tradite te shkelqyer rezistence ndaj pushtuesit italian qe nga prilli i 1939-es dhe deri ne kohen kur do te mbahej Konferenca. "E ndodhur ndermjet qyteteve me te rendesishem te vendit dhe e rrethuar nga kurora e maleve, i jepte rendesi te vecante strategjike ne organizimin e rezistences kombetare. Kjo ishte arsyeja perse Peza u zgjodh si vendi qe do te mirepriste Konferencen qe do te shenonte nje pike kthese per rezistencen tone kunder nazifashizmit", - vijoi Imami. Ndersa kryetari i komunes se Pezes, Enver Dorzi, shprehu mirenjohjen per qeverine dhe per te gjithe ata qe ndihmuan qe kjo date historike te kujtohet ashtu sic e meriton. Ajo qe binte ne sy, ishte mungesa e kryesocialistit Edi Rama i cili ka pasur nje marredhenie te ngushte me Pezen dhe ne kohen qe ishte kryetar i Bashkise se Tiranes eshte kujdesur cdo vit per organizimin e ceremonise perkujtimore te konferences historike. Kete vit ai zgjodhi te mos ishte as i pranishem ne ceremoni. Nderkohe deputete te grupit parlamentar te PS moren pjese ne ceremoni dhe kujtuan vlerat historike te kryengritjes se pare antifashiste ne Evrope.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›