E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, shiu krijon probleme për fermerët

Reshjet e shiut që kanë përfshirë Qarkun e Dibrës, që nga dita e hënë e kësaj jave, kanë krijuar probleme të shumta për fermerët, veçanërisht në korrjen dhe manipulimin e bazës ushqimore, për dimërimin e bagëtive. Vetëm pak javë më parë, zona Maqellarë-Bulqizë, u përfshi nga rënia e breshrit, për rreth 20 minuta, gjë që shkaktoi dëmtime serioze në vreshta dhe drufrutorë, si dhe të mbjella. Ndërkohë që kjo javë po mbyllet, fermerët kanë mbetur të bllokuar në shtëpi dhe për asnjë moment nuk kanë mundur të merren me punët e bujqësisë. Dëmtimi më i madh që kanë shkaktuar reshjet e shiut, lidhet me sigurimin e bazës ushqimore për dimërimin e bagëtive, pasi siç dihet në të gjithë zonën e Dibrës, në 6 muaj të vitit, bagëtitë i nënshtrohen regjimit stallor. "Po na kalbet bari dhe jonxha në livadhe, thonë fermerët, as gjysmën e prodhimit të parashikuar, nuk do të arrijmë të marrim, pasi po kalbet nga shiu që vazhdon të bjerë pa reshtur".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›