PS: Vullnet për të përmbushur përgjegjësitë
TIRANE - Sekretari i shtetit në ministrinë austriake për çështjet europiane dhe ndërkombëtare, Wolfgang Waldner, u prit sot në selinë e Partisë Socialiste nga sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare Arta Dade dhe kryetari i komisionit të integrimit, Ditmir Bushati.
Zyra e shtypit e selisë rozë bëri të ditur se përfaqësuesit e PS-së shprehën angazhimin dhe vullnetin e palëkundur për të përmbushur të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet si opozitë, për adresimin e çështjeve shqetësuese të ngritura në progres/raportin e Komisionit Europian.
Përfaqësuesit e PS-së falenderuan zotin Waldner për ndihmën dhe rolin e rëndësishëm të Austrisë në mbështetje të demokratizimit dhe integrimit të Shqipërisë në BE.
Nga ana e tij, sekretari i shtetit austriak garantoi angazhimin për mbështetjen dhe integrimin jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të Ballkanit Perëndimor, duke inkurajuar përmbushjen e standardeve të kërkuara.
(er.nu/BalkanWeb)