E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, i shëruari i fundit nga sindroma e mohimit të anëtarësimit në NATO

Kreu i PS-së kap i fundit “trenin” e NATO-s, përshëndetje e vakët për anëtarësimin, reagon PD

TIRANE - Kryesocialisti Edi Rama ka thyer më në fund qetësinë e tij ndaj ngjarjes më madhore të kombit shqiptar, anëtarësimin e Shqipërisë ne Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me zemër të thyer ai ka përshëndetur dje procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndërsa ka premtuar bashkëpunim.
Partia Demokratike ka reaguar dje përmes një deklarate për shtyp në lidhje me reagimin e kryesocialistit Edi Rama në lidhje me aderimin e Shqipërisë në NATO.
“Edi Rama gjeti më në fund forcën dhe kurajën për të dalë nga sindroma i mohimit dhe për të përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si akti më madhor në historinë e këtij kombi pas pavarësisë së tij. Partia Demokratike përshëndet këtë qëndrim si një qëndrim konstruktiv në të cilin ekziston edhe vlerësimi i kontributit të qeverive socialiste në këtë proces, të cilin Rama gjer më sot me një fanatizëm të papranueshëm është përpjekur ta mohojë”, deklaroi PD-ja, nëpërmjet një deklarate të saj për mediat.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›