E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama i shkruan Topit: “Si kryetar i KLD merr në konsideratë faktet për lirimin e të burgosurve"Nga TemaKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmes një letre drejtuar presidentit, Bamir Topi, i ka kërkuar që në cilësinë e drejtuesit të ekzekutivit

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Rama i shkruan Topit: “Si kryetar i KLD merr në konsideratë faktet për lirimin e të burgosurve"Nga Tema

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmes një letre drejtuar presidentit, Bamir Topi, i ka kërkuar që në cilësinë e drejtuesit të ekzekutivit të drejtësisë, të shqyrtojë materialet për lirimin e të burgosurve të rrezikshëm, të cilët u angazhuan në fushatën zgjedhore përkrah Partisë Demokratike.

Rama i ka dërguar presidentit të dhënat e mbledhura në mënyrë konfidenciale, duke theksuar se institucionet e reja që po lindin nga bashkëpunimi i autoriteteve të shtetit me “autoritetet” e krimit, janë të papranueshme.

“Më lejoni të ndaj me ju shqetësimin serioz që zgjedhjet e 28 qershorit, jo vetëm që nuk plotësuan aspiratën dhe nevojën e Shqipërisë për përmbushjen e standardeve evropiane të lirisë e të ndershmërisë së tyre, por nxorën ndër të tjera në pah dhe një problem mprehtësisht kërcënues për demokracinë dhe shtetin ligjor. Ky problem ka lindur prej shkeljes flagrante të ligjit nga autoritete të larta shtetërore që kanë mundësuar në periudhën e fushatës elektorale nxjerrjen prej burgjeve të personave shoqërisht të rrezikshëm jashtë të gjitha kushteve të parashtruara me ligj për dhënien e “lejeve të përkohshme”. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të jetë vendi ku parlamenti dhe qeveria lindin nga shkelja e standardeve demokratike deri në bashkëpunim mes autoriteteve të shtetit dhe “autoriteteve” të krimit, ashtu sikundër nuk mund të lejojmë që ky problem kaq i rëndë, jo thjesht për zgjedhjet, por për sigurinë e shtetin e së drejtës në Shqipëri, të mbetet pa u trajtuar deri në fund në të gjitha rrugët e mundshme ligjore e institucionale.

Duke kërkuar prej Jush në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të konsideroni me autoritetin e instancës Suaj materialin bashkëngjitur, të siguruar prej nesh në rrugë konfidenciale lidhur me sa parashtrova, Ju uroj punë të mbarë”, - thuhet në letrën e drejtuesit të PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›