Rama inspekton punimet në Laprakë: Bashkia po mban premtimet
TIRANE- Kreu i Bashkisë, Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugën Lord Bajron në hyrje të Laprakës në kryeqytet. Sipas kryebashkiakut, projekti do të rehabilitojë hapësirat publike në këtë zonë duke mbajtur kështu premtimin e bërë për integrimin e zonave të tilla. “Kjo lagje e shtuar me shumë familje të ardhura në Tiranë dhe jam besimplotë se kjo hapësirë e re publike i jep mundësi gjithë këtij komuniteti që të ketë një jetë sociale dhe con më përpara integrimin e kësaj periferie brenda vetes dhe njëkohësisht edhe me Tiranën, si një premtim i mbajtur por njëkohësisht dhe si një model zhvillimi që do të shtrihet në cdo cep të kësaj periferie si në cdo periferi në të gjithë territorin e Tiranës” u shpreh kreu i Bashkisë. Objekti ka një vlerë prej 75 milionë lekësh të dala nga buxheti i Bashkisë së Tiranës. Projekti parashikon pajisjen e segmentit me elemente ndricimi dhe sigurie si dhe gjelbërimin e rrugës në të dy krahët e saj. (e.n/News24/BalkanWeb)