Rama inspekton punimet në bulevardin Zhand dArk
Tiranë, 1 shkurt NOA Plot 6500 metra
katrorë gjelbërim dhe hapësirë çlodhëse për një komunitet të tërë në këtë zonë
periferike të Tiranës, si një dëshirë e kahershme e komunitetit dhe si një
premtim i mbajtur, besoj se janë një tjetër shprehje kuptimplotë e Tiranës që
ne po rindërtojmë në çdo bllok banimi dhe njëkohësisht edhe një shembull i një
angazhimi të pandërprerë për ta transformuar cilësisht jetën e komunitetit të
kryeqytetit, pavarësisht pengesave të jashtëzakonshme dhe të panevojshme në
rrugën tonë, nga ana e një qeverie që nuk e ka haberin e punëve, e nevojave dhe
mbi të gjitha e shpresave të qytetit tonë.
Kështu u shpreh sot Kryetari i Bashkisë, Edi
Rama, gjatë inspektimit të punimeve për Rikualifikimin Urban të Lulishtes
përballë Maternitetit të Ri.
Projekti i rehabilitimit konsiston në rikualifikimin
e hapësirave urbane në zonën përballë Maternitetit të Ri, midis pallateve dhe
bulevardit Zhan dArk, pajisjen e sheshit me elementë të mobilimit urban, me
karakter çlodhës, pajisjen me elementë të ndriçimit,
elementë të gjelbërimit: (pemë të larta 3-4
metra, sipërfaqe me bar, shkurre të disa llojeve dhe ngjyrave),
Projekti financohet nga të ardhurat e Bashkisë
së Tiranës, me vlerë 44.055.673 lekë.
k.k/NOA