PD, Mëhilli: Zhvillimi i Tiranës vetëm nëse largohet kryetari i bashkisë

Tiranë, 1 shkurt NOA Zëdhënësja e Partisë
Demokratike, Erla Mëhilli ka deklaruar sot para mediave se vetëm ikja e Edi Ramës
nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës do ti hapë rrugë zhvillimit të
kryeqytetit.
Jam këtu për të përshëndetur faktin se sot
pas 72 ditësh, më në fund Edvin Kristaq Rama doli para mediave në përmbushje të
një detyrimi bashkiak duke treguar rindërtimin e një lulishteje me disa metra
katror sipërfaqe.
Rama gajasi ata 5-6 punonjës të Bashkisë, të
maskuar si qytetarë, kur u tha se lulishten po e ndërton, por po e pengon
qeveria tha Mëhilli.
Sipas saj gjatë qeverisjes së kësaj
mazhorance, buxheti i Bashkisë së Tiranës është rritur me disa fish, dhe këtë
qytetarët e kryeqytetit e dinë mirë, ashtu sikurse dinë mirë edhe faktin, se
pozicioni i Kryetarit të Bashkisë është vakant, për shkak të refuzimit të zotit
Rama për të kryer detyrën.
Por një gjë është sigurt se vetëm ikja dhe
largimi i tij do ti hapë rrugë zhvillimit të kryeqytetit përfundoi Mëhilli.
k.k/NOA