Ekspertët: Papunësia sfida kryesore për ekonominë këtë vit
TIRANE- Papunësia është një ndër problemet kryesore, me të cilat do të përballet ekonomia shqiptare këtë vit. Sipas shifrave të Institutit të statistikave, ky tregues kap vlerën e 13.5 për qind.
Ndërkohë që ekspertët argumentojnë se rritja ekonomikë e vendit duhet të përkthehet me ulje të papunësisë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani.
“Shoqëria shqiptare vazhdon të ketë një problem shumë kardinal, që është problemi i nivelit të papunësisë e cila vazhdon që prej vitesh të luhatet në nivelet 13-14% pa u ulur dhe mendoj që do jetë sfida kryesore që rritja ekonomike shqiptare të mund të provojë më në fund punësimin e shpresuar që ndikon direkt dhe indirekt në jetën dhe mirëqënien e shqiptarëve.” theksoi Adrian Civici, ekspert i ekonomisë.
Por sipas ekspertëve, për vitin 2011 ekzistojnë kushte më të favorshme për një rritje të lartë ekonomike.
Ekspertët argumentojnë se të tjerë faktorë që favorizojnë rritjen ekonomike këtë vit janë edhe bumi i eksporteve, që duhet të vijojnë, si dhe stabiliteti i kursit të këmbimit.
(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ekspertët: Papunësia sfida kryesore për ekonominë këtë vit