Rama inspekton punimet: "Skënderbej" do jetë spektakolar
TIRANE- Kreu i bashkisë Edi Rama i cili kandidon sërish për Bashkinë e Tiranës ka inspektuar sot punimet në tunelin nëntokësor në sheshin ”Skënderbej”.
“Jemi përballur me volum pune dhe pengesa të mëdha si përsa u përket karakterit të punimeve ashtu dhe pengesave te shkaktuara nga qeveria”- ” tha Rama duke e quajtur projektin “shumë kompleks, spektakolare, por dhe shumë i vështirë”
Sipas kreut të Bashkisë ky projekt është i pari i këtij lloji në vendin tonë, dhe realizohet në një hapësirë publike shumë strategjike për lëvizjen brenda për brenda qytetit dhe “që kërkon një bashkëpunim dhe mirëkuptim të madh brenda të gjithë aktorëve dhe faktorëve, ku përfshihet si faktor kryesor komuniteti dhe si një aktor kryesor qytetari”
“Për herë të parë do të kemi një sistemim modern europian të kësaj infrastrukture në një hapësirë publike të kësaj natyre” – tha Rama.
Më tej shprehu bindjen se sheshi Skënderbej “do të jetë një hapërsirë publike absolutisht ndër më atraktivet dhe ndër më spektakolarët në rajon po e po, por dhe “me bindje do të hyjë në historinë e zhvillimeve urbane europiane, si një shesh me një histori”. – tha Rama.
(s.g/Balkanweb)