E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne Tropoje Zgjedhjet e 8 Majit per qytetaret

Kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarja e partisë Demokratike, Jozefina Topalli ishte në Tropojë, ku kërkoi mbështetje për kandidatin për kryetar bashkie të Koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Agron Demushi.

Ajo theksoi në këtë takim se Edi Rama është një kryetar bashkie me bilanc pune zero dhe pa alternativë, ndërsa vuri në dukje objektivin e maxhorancës për ta shndërruar Shqipërinë në një vend të zhvilluar në 2017-ën.

“Sa herë kishte një reformë të madhe për t'u miratuar, një ligj të rëndësishëm, me urdhër të Edi Ramës kishte vetëm sharje, vetëm shpifje, kërcënime, vetëm zhurmë me bilbila. Ata ishin kundër rritjes së rrogave, kundër rritjes së pensioneve. E futëm Shqipërinë në NATO. E kthyem në vendin me rritjen ekonomike më të madhe në Evropë”- tha kryeparlamentarja Topalli.

Zgjedhjet e 8 Majit nuk janë aspak politike, sikurse kërkon t’i manipulojë kryetari i opozitës për interesat e tij, tha zonja Topalli, duke theksuar se vota për kandidatët e “Aleancës për Qytetarin”, është votë për përmirësimin e jetës së çdo qytetari.
 

Taulanta Boja
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›