Rama ‘kërcënon’ policinë
Gjirokastër -Nga ndalesa e radhës në Gjirokastër, Edi Rama ka bërë apel që asnjë uniformë policie të mos ngatërrojë ngjyrën e flamurit të pushtetit me ngjyrën e uniformës së shtetit shqiptar. Kreu socialist tha se do të angazhohet për ndëshkim ligjor të të gjithë atyre që do guxojnë të prekin votën e shqiptarëve në 28 qershor.
“Asnjë shqiptar i veshur me uniformën e policisë nuk duhet të ngatërrojë ngjyrën e uniformës të Shtetit me ngjyrën e flamurit të pushtetit dhe duhet të qëndrojë larg votave të popullit shqiptar më 28 qershor. Sepse ndryshe do të ndëshkohet dhe nuk do të kemi paqe deri sa ta vëmë përpara ligjit. Dua t’i them Sali Berishës se nuk ka turp më të madh për një pushtet dhe për një kryeministër në Europën e shekullit të 21, që nga një anë t’iu numërojë përditë arsimtarëve dhe arsimtareve rrogën që u rrit dhe nga ana tjetër t’i kërcënojë përditë se po nuk i dhanë votën do t’u heqë rrogën. Asnjë arsimtar dhe arsimtare nuk duhet të trembet përpara këtij presioni njerëzish të dëshpëruara që bëjnë gjëra të dëshpëruara sepse nuk shmangin dot humbjen e paralajmëruar.”-theksoi Rama.
Shefi i socialistëve, ka reaguar edhe për atë që e quan si përdorim të administratës shtetërore, e cila sipas PS-së, po përdoret për mitingje elektorale. “Asnjë drejtues dhe asnjë karrige e administratës së këtij Shteti nuk duhet të vazhdojë me kërcënime ndaj nëpunësve të këtij shteti dhe kërcënimeve të mësuesve edhe mësueseve të fëmijëve tanë, me kërcënime ndaj mjekëve dhe infermiereve që paguhen nga taksat tona, sepse votën e socialistëve, votën e progresistëve, votën e ndryshimit, nuk ka Zot që e çon në drejtim tjetër.”-tha mëp tej.