“Rama kërcënon punonjësit e trajnuar nga Britania, të mbrojmë arritjet në luftën kundër krimit”

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi takim me ambasadorin britanik dhe italian
Ministri Halimi pati një takim kortezie me ambasadorin britanik Nicholas Cannon në përfundimin të detyrës së tij si Ministër i Drejtësisë. Ministri Halimi falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen e jashtëzakonshme në zhvillimin e projekteve të cilat të dy bashkëbiseduesit i konsideruan si histori sukses. “Shërbimi i pronës, reforma e jashtëzakonshme në sistemin burgjeve i kurseu buxhetit të shtetit më shumë se 15 milionë euro në vit . Monitorimin elektronik një histori suksesi e vendosi Shqipërinë në pozicioni e vendit lider në rajon për përdorimin e teknologjisë për të dënuarit .” u shpreh ministri Halimi duke theksuar se Britania dha një ndihmë të jashtëzakonshme në realizimin e këtyre reformave të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Halimi theksoi më tej se në opozitë do të jetë pas çdo projekti duke monitoruar ecurinë e tyre për të siguruar vazhdimësinë e projekteve aq të domosdoshme për sistemin e drejtësisë. “Mazhoranca e re ka kërcënuar administratën e trajnuar nga ana juaj me paratë e taksa paguesve britanikë e evropiane. Ne nuk do të lejojmë maxhorancën e re të prekë punonjësit e kualifikuar të Shërbimit të pronës dhe monitorit elektronik” – theksoi Halimi .
Ministri ngriti shqetësimin se maxhoranca e re po sulmon institucionet e pavarura.
“ Institucionet e pavarur janë thelbi i një shteti demokratik dhe ne do të jemi opozita më e fortë dhe mbrojtësit e tyre”. Nga ana e tij Ambasadori britanik vlerësoi lartë bashkëpunimin e me ministrinë e Drejtësisë në realizmin e reformave në drejtësi duke e cilësuar këtë bashkëpunim ekzemplar dhe si një model për t’u replikuar me qeveritë e ardhshme. “ Ne nuk do të lejojmë që reformat e realizuara të bllokohen. Do të ishte shumë keq që puna e realizuar në Shërbimin e Provës të kthehej mbrapsht. Ju premtoj se do ti ndjekim nga afër ecurinë e këtyre reformave që janë krijesë e juaj po aq sa edhe e jona”– u shpreh Ambasadori britanik ndërkohë që vlerësoi shumë të rëndësishme ekspertizën që ekspertët e shërbimit të pronës dhe monitorimit elektronik kanë marrë në Britani. Në takim u vlerësuan lart si marrëveshja e arritur me qeverinë britanike për transferimin e të dënuarve ashtu edhe roli kyç që ka luajtur Ministria e Drejtësisë në përafrimin Shqipërisë me BE. Më herët ai është takuar edhe me ambasadorin italian, Massimo Gaiani. Ministri Halimi e konsideroi Italinë një partner të rëndësishëm si në realizmin e reformave në drejtësi ashtu dhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Halimi veçoi kontributin e ekspertëve italian në kuadër të misionit “Euralius” me të cilët Ministria e Drejtësisë bëri të mundur reformim e sistemit të drejtësisë, hartoi paketën penale dhe civile, dixhitalizoi gjykatat dhe i bëri ato më transparente si dhe vlerësoi asistencën financiare në ndërtimin e burgjeve dhe gjykatave. Lufta ndaj krimit të organizuar falë marrëveshjes së arritur nga qeveria shqiptare dhe ajo Italiane gjatë këtyre viteve të fundit është një arritje e realizuar nga bashkëpunimi i suksesshëm mes palëve. “Deri para disa vitesh, Shqipëria ishte strehë e krimit të organizuar . Më shumë se 1000 persona të kërkuar ndërkombëtarisht kryesisht nga Italia qëndronin në Shqipëri , kishin biznese dhe mbrojtjen nga politika. Me marrëveshjen historike që realizuam i premë rrugën bandave dhe krimit të organizuar duke i vendosur ata pas hekurave . Kjo marrëveshja është monitoruar dhe për çdo devijim që është hasur në zbatimin e saj kemi marrë masat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve duke i propozuar për shkarkim. Në ditët në vijim masa të ngjashme do të merren ndaj të gjyqtarëve edhe prokurorëve të tjerë që nuk kanë zbatuar këtë marrëveshje kushtetuese. “ – tha Ministri Halimi . I shqetësuar nga aktivizimin e segmenteve të krimit të organizuar në zgjedhjet fundit parlamentare Ministri e siguroi ambasadorit italian se opozita do ta monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshje. “ Njerëz me preçedentë penal të dënuar në Itali , që i kishin shpëtuar ndjekjes penale u vunë në krye të fushatës elektorale ” – tha ministri. Halimi e falënderoi ambasadorin Italian edhe për ndihmën e madhe që qeveria e tij kanë dhënë për trajnimin e administratës së burgjeve si dhe i kërkoi që të vazhdojnë ta mbështesë këtë administratës para presionit për shkarkime që maxhoranca e re po shpalos ende pa marrë detyrën. “ Do të jemi një opozitë e fortë në mbrojtje të administratës dhe institucioneve të pavarura si dhe të arritjeve tonë në luftën ndaj krimit të organizuar. “- theksoi Halimi. Nga ana e tij ambasadori italian vlerësoi bashkëpunimin e deri tanishëm si në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar ashtu edhe në drejtimi të bashkëpunimit dy palesh në reformimin e sistemit të drejtësisë, përmirësimit të dukshëm të infrastrukturës në burgje si dhe vlerësoi se administrata civile është një aset kombëtar i çmuar, që duhet vlerësuar.