E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Nxitje e konkurences ndaj biznesit

Në mbledhjen e përjavshme të qeverisë kryeministri Sali Berisha u përqëndrua në nxitjen e konkurencës së ndershme ndaj Biznesit. Duke cilësuar si një nga qëllimet më madhore të politikës së qeverisë së tij, nxitjen e konkurencës së ndershme, shefi i qeverisë theksoi se ajo është jo vetëm interesi më madhor i biznesit, por mbi të gjitha i qytetarëve shqiptarë. Sipas tij tregu i lirë dhe mirëqënia janë prioritet i qeverisë së tij.
“Ne do bëjmë gjithçka që të funksionojë në Shqipëri konkurrenca e ndershme”- theksoi Berisha.

Shefi i ekzekutivit mori si shembull të mirëfunksionimit të kësaj konkurrence, fushën e komunikimit, që sipas tij është bërë një revolucion komunikimi në këto vite, i cili është kyç për zhvillimin, porse është i pandarë nga informimi.

“Fusha e komunikimit, e cila është një nga fushat me jetike e qytetarëve në mbarë botën, është e pandarë nga informimi.”
Berisha gjithashtu përgëzoi kompanitë e telekomunikacionit të cilat q nga 2005 kanë ulur ndjeshëm çmimet e telefonisë, duke rritur shkallën e komunikimit të telefonisë mobile, e cila është shkalla më e lartë në Evropë në 180%.

Kryeministri premtoi internet falas në 1700 pikat të psotës shqiptare në të gjithë vendin, duke shënuar në këtë mënyrë hapin ëprfundimatar drejt Shqipërisë dixhitale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›