Rama komenton raportin e Departamentit të Shtetit: Duhet ndërruar qeveria

Doktor Adhamudhi doli sot para mediave dhe konfirmoi edhe një herë se kur koka dhemb duhet prerë. Kjo është teoria e tij që nuk ndërron kurrë. Dr. Adhamudhit nuk i intereson shkaku, thjeshtë e sheh kokën si diçka fizike jo sikurse është në të vërtetë. Po çfarë të kërkosh tjetër nga Dr. Adhamudhi. Se për dreq ky edhe gjuhën e huaj vetë jo se jo që nuk e di, por as ata që e rrethojnë jo. Departamenti i Shtetit, për dreq nuk bën dy raporte, një sipas qejfit të Ramës e një tjetër sipas qejfit të Berishës, por bën vetëm një që për fatin e keq të Dr. Adhamudhit nuk është sipas qejfit të tij. Një raport është ai, vetëm një, por Rama e lexon ndryshe, krejt ndryshe nga ajo kopja që kemi edhe ne. Adhamudhi ka një defekt të madh. e dëgjuat mbrëmë në lajme? E njëjta fjali u lexua ndryshe tek TV Rama dhe ndryshe në TV –të e tjera “Qeveria nuk ka ushtruar kurrëfare presioni ndaj medias...) thuhet në tekstin e raportit, por TV Rama e lexon me stil “Qeveria ka ushtruar përgjithësisht presion ndaj medias). Dr. Adhamudhi nëse lexon diçka që nuk shkon është më i lumuturi në vend. Se ai nuk është bashkëpunues, thjeshte të keqen e shikon si profeci të tij “E shikoni. Doli fjala ime. Koka dhemb. Duhet prerë”. Po të ishte dëgjuar fjala e këtij, zot vër dorën mbi ne, e na ruaj nga të çmendur të tillë. Jo për gjë, por këta janë të paktit të 666, e mjaft jemi pjekur në hejt e tij për 50 vite me radhë.
Sot i dashuri Adhamudh doli tek barishtja e selisë së tij (nuk e dimë se çfarë është bërë me këtë seli dhe gazetën e ZP se komunistët kanë kërkuar tek AKKP-ja kthimin e tyre tek pronarët) dhe tha njëmijë e një të zezat, që për Ramën ishin profeci. Po normal që ai këtë do bëjë, çfarë pritet tjetër. Çfarë pritet nga një komunist, ose më sakte nga xhaketa e shqyer zotërisë së kuq... veçse të kërkojë të mos dënohet për shpirtërat që ka tërhequr zvarrë kalldrëmeve.
“Viti i fundit ka qenë viti i një përpjekjeje të madhe nga ana jonë për të mbrojtur pavarësinë e institucioneve drejtësisë e të medias dhe pas 121 ditësh Shqipëria e qytetarëve që duan shtet do të votojë për t’i shpëtuar njëherë e mirë këto institucione nga sulmet e bajraktarit në pushtet” tha ai. Tani mos thoni se këtë shprehje e keni dëgjuar për herë të parë. Jo. Jo aspak. Rreth 40 vjet më parë është thënë. Ja se çfarë thoshte ai i kuqi... “Viti i fundit ka qenë plot përkjeje që Partia ka bërë për ta bërë atdheun një fushë me lule ashtu sikurse e duam të gjithë...” dhe vazhdon e vazhdon, e Adhamudhët plotësojnë njëri-tjetrin në pafundësi derisa sa shuhen me kohën që jetuan. Po, sigurisht që nga Adhamudhi mund të shpëtojë ndonjë, ndonjë Adhamudh, se kështu është kjo punë, ai për vete bërtet. Nuk e do ligjin që bëjnë të tjerët. Ai do vetëm ligjin që pret koka njërëzish, koka që dalin mbi të tjerat për të kërkuar demokracinë.
...