E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkatërrohet rrjeti malazezo-shqiptar i trafikut të drogës

Arrestohen 25 persona TIRANE - Bashkëpunimi i Policisë shqiptare me Policinë e Malit të Zi, ka mundësua dje arrestimin e 25 persona, të përfshirë në një rrjet për trafik lëndësh narkotike. Burime zyrtare të Policisë shqiptare të Shtetit, kanë bërë ët ditur dej se, Hetimi për arrestimin e këtyre personave kishte disa muaj që ka filluar, ndërsa dje falë bashkëpunimit ndërmjet dy policive është bërë e mundur përfundimi me sukses i këtij operacioni. Ndër personat e arrestuar është një oficer policie i Malit të Zi dhe një zyrtar i Agjencisë së Sekuestrimit të Pasurive. Ndërmjet personave të arrestuar janë edhe organizatorët e grupeve trafikante, ndërkohë qe aksioni është planifikuar dhe përfunduar në territorin e Malit të Zi. Nga hetimet dyshohet se shtetasit e arrestuar për një kohë të gjatë kanë trafikuar drogë (canabis sativa) nga Shqipëria nëpërmjet territorit të Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë në vendet e Evropës Perëndimore. Ky operacion u parapri një takim të zyrtarëve të Policisë së Malit të Zi , Prokurorit Special të Luftës Kundër Krimit të Organizuar me drejtues të lartë të Policisë Shqiptare dhe përfaqësues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në këtë takim të dyja palët shkëmbyen informacione, të cilat çuan në përfundimin me sukses të këtij operacioni. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta persona gjatë vitit 2008 dhe fillimi i vitit 2009 kanë trafikuar një sasi të konsiderueshme kanabis sativa. Në momentin e arrestimit janë sekuestruar 35 kg kanabis sativa, 70 mijë euro dhe 7 automjete. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›