PR në zgjedhje në koalicion me Partinë Demokratike

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe anëtarë të Kryesisë kanë zhvilluar sot një takim me kryetarët e Asambleve Rajonale dhe kryetarët e Degëve të Rretheve të kësaj partie, gjatë së cilës ai u shpreh se, ''Ne do të jemi në kaolicion me Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 28 qershorit, ndërsa marrëdhëniet konkrete elektorale si dhe veprimi politik në këto zgjedhje mbeten për t'u përcaktuar së shpejti”. Ky takim mbylli procesin e propozimit të kandidaturave për deputet nga degët. Kryesia e Partisë Republikane do të analizojë dhe vlerësojë përfundimisht këto propozime, për të marrë një vendim të plotë në Asamblenë Kombëtare, gjatë tre javëve të ardhshme. Brenda muajit mars, degët e partisë do të sjellin kandidaturat për anëtarë të KZAZ (Komisionet Administrative Zgjedhore). Në fjalën e tij, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PR-së, z. Sabri Godo, përmendi rëndësisnë e organizmit për të përballuar me sukses fushatën elektorale si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si dhe përcaktoi afate kohore lidhur me kandidaturat e për anëtarët e KZZ-ve, në respektim të afateve të Kodit Zgjedhor.
...