Spahiu: Qeveria ka investuar në të gjithë vendin, pavarësiht përkatësive politiketë bashkive

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu gjatë një takimi të zhvilluar sot në Gramsh me struktuarat drejtuese dhe këshilltarët e PLL-së së këtij rrethi, vuri në dukje investimet voluminoze të akorduara nga qeveria në të gjitha krahinat e vendit, pavarësisht preferencave partiake dhe mënyrës se si ata kanë votuar në zgjedhjet e 2005. Sipas Zyrës për Shtyp pranë kësaj partie, Spahiu deklaroi se '' Partia Socialiste i ka trajtuar në mënyrë të padrejtë zonat që ajo i ka konsideruar “bastione të saj”, duke i përdorur ato vetëm si kontingjente elektorale në kohë fushatash dhe duke mos treguar asnjë vemendje ndaj tyre pas përfundimit të zgjedhjeve”. Në lidhje me këtë çështje Spahiu solli në vëmendje politikën e suksesshme që po ndjek maxhoranca qeverisëse për zhvillimin e zonave rurale, duke përpiluar programe të veçanta zhvillimi dhe akorduar sasi të konsiderueshme fondesh për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, shkollave, etj. ''Lëvizja e Legalitetit” është e përkushtuar tërësisht dhe po punon çdo ditë për konkurrim dinjitoz në të gjitha qarqet e vendit, që do të sigurojë jo vetëm përfaqësimin e saj parlamentar, por edhe një kontribut të rëndësishëm në fitoren e koalicionit qeverisës'', theksoi Spahiu.
...