E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ miratoi sot vendimin e transparencës: Numëri i i votave do të bëhet nën filmimin e 385 kamerave

Procesi i numërimit të votave në procesin zgjedhor të 28 qershorit,  do të kryhet për të parën herë në praninë e 385 kamerave. Një vendim i tillë është miratuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilit detyrohet me ligj vendosja e kamerave në të ashtuquajturat VNV( vende të numërimit të votave). Janë plot 385 kamera që do të vendosen në 385 vendet e numërimit të votave, të shpërndara në të gjithë vendin. Sipas KQZ-së vendi i numërimit të votave do të jetë funksional 40 ditë para zgjedhjeve të qershorit. Ndërkaq, KQZ miratoi edhe modelin e fletës së votimit për në zgjedhjet e 28 qershorit, i cili ka për të qenë si ai i zgjedhjeve lokale të vitit 2007, sikundër ka vendosur edhe kode të reja sigurie për fletët e votimit. Në bazë të Kodit Zgjedhor, në çdo VNV ngrihen jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 10 tavolina numërimi. Nga përllogaritjet e bëra, në të 66 VNV-të do të duhet të ngrihen 385 tavolina numërimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›