E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama krahason Centrali Bërthamor të Shkodrës me TEC-in i Vlorës

Duke vijuar prezantimin e Programit të ri Qeverisës kësaj radhe në qytetin e Shkodrës, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka anatemuar dhe idenë e vendosjes së Centralit Bërthamor. Rama ka paralelizuar këtë ide edhe me Tecin e vendosur në Vlorë. Në këtë kuadër, Rama është shprehur se edhe në vitin 2005 Berisha u pati premtuar vlonjatëve se ata do të zhvillonin referendumin, nëse e donin Tecin apo jo, por referendumi nuk u zhvillua kurrë. Sipas tij, Berisha dha premtimin vetëm për të marrë votat, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Shkodrën. Kur Sali Berisha të vij këtu pas pak ditësh dhe tju thotë se nuk e bëmë centralin pa qenë ju dakord, mos harroni se po kështu ju tha vlonjatëve 4 vjet më parë për TEC-in, kur i duheshin votat dhe pastaj i rrahu dhe i futi në burg, sepse i kërkuan të mos e ndërtonte TEC-in pa mbajtur fjalën e dhënë për të bërë referendumin, u shpreh Rama, duke iu drejtuar banorëve të qytetit të Shkodrës. Pas 68 ditësh ne do ta dëbojmë këtë fantazëm ndiellakeqe të Centralit Bërthamor nga dyert e këtij qyteti, deklaroi Rama, duke iu drejtuar qytetarëve shkodranë. Është koha ti japim fund kësaj politike të vjetër të premtimeve të pambajtura, tha Rama. Duke iu drejtuar simpatizantëve socialistë, kryesocialisti Rama theksoi se duhet ti japim qeverisjes tonë, fuqinë e bashkimit të ri, përtej të majtës dhe të djathtës, për një politikë të re që i jep fund dasisë dhe sherreve në emër të së shkuarës. Nuk mund të bëhet kurrë Gërdeci i Evropës dhe do ta mbyllim njëherë e mirë në arkivin e gafave 18-vjeçare të politikës së vjetër, idenë marroke të Centralit  Bërthamor në Shkodër, u shpreh Rama. Më tej, në Programin qeverisës të PS, Rama u përqendrua tek politikat e reja për rritjen e numrit të të punësuarve në vend. Kryesocialisti premtoi se punësimi është kryefjala e programit të ri të socialistëve. Punësimi do të jetë dhe kryefjala e përpjekjes tonë dhe çdo i papunë do të jetë njëri ndër ne në nevojë për ndihmë, tha Rama.. Gjithashtu, ai premtoi arsim kundër papunësisë, nxitje e sipërmarrjes prodhuese në vend kundër papunësisë, fshat i mbështetur fuqishëm nga qeveria kundër papunësisë, turizëm i zhvilluar kundër papunësisë si dhe ndihmë ekonomike kundër papunësisë.                                                                                                                                                                   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›