E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, rritet numri i aplikimeve për kartat e identitetit, pas kompensimit

Në të gjitha zyrat postare të qarkut të Kukësit ditën e djeshme ka nisur procesi i kompensimit të vlerës së letërnjoftimit elektronik, për shtresat që e përfitojnë atë. Vendimi i qeverise për kompensimin e vlerës së kartës së identitetit për disa kategori qytetarësh, ka rritur interesin e banorëve të Kukësit për të aplikuar për këtë dokument të rëndësishëm identifikimi, deklaron drejtori rajonal i postës. Gjithashtu, bëhet e ditur se është përshpejtuar puna për instalimin brenda pak ditëve të pajisjeve për aplikim edhe në tre komuna, ku ky proces ende nuk ka nisur. Deri tani në shkallë qarku kanë aplikuar për kartën e identitetit mbi 7000 persona,  prej të cilëve 3800 në rrethin e Kukësit, 1400 në rrethin e Hasit dhe 1800 në rrethin e Tropojës. Në qarkun e Kukësit janë të regjistruar për të marrë pjesë në votimet e 28 qershorit 78770 persona, 43682 prej të cilëve në rrethin e Kukësit, 12788 në rrethin e Hasit dhe 22300 në rrethin e Tropojës. Prej tyre nuk kanë pasaportë për jashtë shtetit, një dokument i vlefshëm për votime, rreth 19 mijë në rrethin e Kukësit, 6 mijë në rrethin e Hasit dhe 8 mijë në rrethin e Tropojës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›