Rama, kritika bazes socialiste: Komunikoni me njerezit Rozeta Rapushi
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, duke prezantuar dje ne mbledhjen e Asamblese Kombetare programin politik, mbajti nje qendrim kritik ndaj te deleguarve te kryesise ne baze, duke kerkuar qe ata te jene me prane popullit. Per gati tre cerek ore, kreu socialist, shpalosi idete e selise roze se si kerkon te ndryshoje politiken dhe menyren si qeveriset ky vend. "Ka nevoje per dallime ne sjelljen politike brenda familjes se madhe socialiste, aty ne fshat, aty ne qytet. Regjistrimet vazhdojne, jane te hapura, por mbi te gjitha nuk jane regjistrimet qellimi. Regjistrimet jane mjeti per te arritur qellimin. Procesi i organizimit te partise ne funksion te hapjes dhe te perfshirjes se sa me shume njerezve eshte nje proces ne radhe te pare shpirteror ne kete familje politike. Duhet ta bejme rrugen e programit nje rruge ku ne te dyja koriste ne te mund te arrijme t'ju themi njerezve Po! Po! Po! Ne jo vetem kemi parimet, vlerat, mesazhet qarta qe na ndajne nga te tjeret, po ja ku e keni dhe planin e detajuar", - keshilloi Rama. Ai tha se PS kerkon ta ndryshoje politiken dhe menyren se si do te qeveriset ky vend dhe ky apel iu drejtua te gjithe te pranishmeve, si zedhenesit e kesaj nevoje e domosdoshmerie me njerezit e tjere. "Kjo domosdoshmeri per ta bere te mundur Rilindjen Shqiptare ka nevoje jo vetem per dallime programatike, po ka nevoje per dallime ne sjelljen politike ndaj publikut", - vijoi Rama. Nga ana tjeter, ne fjalen e gjate, kreu i opozites, kritikoi ashper per politikat e saj kunder ekonomise, rritjes se varferise e papunesise. Rama tha se alternativa e PS-se, eshte rimekembja e ekonomise, punesim real perballe mazhorances qe, sipas tij, ofron rritje te papunesise. "Ne duam ta mbeshtesim biznesin. Ata ofrojne vetem nje rruge qorre per biznesin, qe sjell rrenimin e metejshem te tij. Ne duam sherbime publike qe te jepen sipas nevojes. Ata ofrojne sherbime publike vetem sipas mundesise per te paguar", - nenvizoi Rama. Kreu socialist foli per nje zhvillim modern rural, nderkohe qe tha se mazhoranca ofron si te vetmen rruge braktisjen e fshatit ne gjendje natyrale. "Ne do te ulim taksat per kete 95% te shqiptareve, nderkohe qe komunitetit sipermarres do t'ia themi shume qarte: Nuk mundet qe nje biznes i vogel apo i mesem te paguaje taksa njesoj si nje korporate", - premtoi ai. Serish Rama foli per taksen progresive, duke e mbrojtur ate. Per kreun socialist, varferia luftohet duke vendosur nje barre pergjegjesish ndaj atdheut te ndershme dhe proporcionale dhe jo kush fiton me nje rroge te paguaje me shume se sa kryeministri, se sa ministrat, se sa deputetet. Per percimin e ketyre politikave te PS-se, tek elektorati, Rama theksoi edhe nje here se rruga e programit dhe riperteritja organizative e Partise Socialiste duhet te jene e njejta gje. "Ne nuk kemi nevoje te shtojme numra. Ne kemi nevoje te shtojme zemra dhe mendje qe t'i bashkohen kesaj rruge te programit dhe qe te behen garantet e ketij programi perballe gjithe komuniteteve dhe perballe te gjithe atyre qe do te shkojne me politiken e tyre te vogel t'u kerkojne voten per nje ndryshim te madh", - u shpreh Rama. Sipas tij, PS nuk kerkon te fitoje per te ndryshuar Sali Berishen me Edi Ramen dhe ca ministra me ca ministra te tjera dhe per ta vazhduar shfaqjen me drita roze ne vend te dritave blu, nderkohe qe shqiptaret te vazhdojne te jene 1 milion te papune, te pasiguruar, nderkohe qe bizneset te vazhdojne te vuajne terrorin e administrates fiskale.