Rama kundër rritjes së çmimit të energjisë
“Rritja e çmimit të energjisë nuk përbën lajm për qytetarët shqiptarë, por ajo që ata presin është, se kur do të përfundojë faturimi aforfe, kur do të instalohen matësit e energjisë elektrike, etj”, theksoi Rama gjatë një tryeze me temë, “Rritja e çmimit të energjisë dhe efekti social”.
Sipas tij, furnizimi me energji elektrike është një nga shembujt më të qartë të dështimit të shtetit në këta 19 vjet. “Shteti ka dështuar në krijimin dhe mirëfunksionimin e një modeli normal të tregut të energjisë, në rritjen e burimeve energjitike të vendit, në rritjen e kapaciteteve transmetuese të energjisë elektrike në vend, në menaxhimin e sistemit elektrik, etj”, vijoi udhëheqësi i opozitës.