E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, letër emigrantëve: “Bëhuni pjesë e bashkimit dhe ndryshimit të ri”



Kryetari i Partisë Socialiste u ka dërguar një letër emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët janë anëtarë të Degës së PS-së në Athinë. Rama i ka ftuar bashkatdhetarët që të bëhen pjesë e ndryshimit dhe bashkimit të ri, ndërsa në këtë letër ai ka shprehur optimizmin për fitoren më 28 qershor. “Tre vjet më parë krijuam së bashku Degën e PS-së në Greqi. Sot dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia shumë të sinqerta për angazhimin dhe përkushtimin tuaj në rrugën e re që do t’i sjellë Shqipërisë ndryshimin që meriton. Sot na ndajnë më pak se njëqind ditë nga zgjedhjet e 28 qershorit, ndaj unë ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e bashkimit të ri që do të hapë një faqe të re në historinë e vendit tonë. Më 28 qershor, ne do t’i japim shpresë Shqipërisë që lëngon. Këtë Shqipëri që sot vuan ne duhet ta shërojmë. Sot më shumë se kurrë neve na duhet një bashkim i ri, një patriotizëm i ri që shkon përtej dasive të politikës së vjetër, një vizion i ri, një vizion që sheh nga e ardhmja”, - thuhet ndër të tjera në letrën e Ramës.

24 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›