E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama lëvdon Kushtetuesen për rrëzimin e paktit kufitar me Greqinë

Tiranë, 28 Janar NOA Kryetari socialist Edi
Rama shprehu vlerësim të dukshëm sonte ndaj Gjykatës së Kushtetuese për rrëzimin
e marrëveshjes SHqipëri-Greqi, për përcaktimin e kufijve detarë mes dy vendeve.

Për më tepër, Rama e konsideroi marrëveshjen si
një fatkeqësi kombëtare që u arrit të ndalej.

Në prononcimin e mbrëmjes së sotme për media,
Rama tha se pushtetin Berisha e do për të ndjellë fatkeqësi të pariparueshme
për këtë komb siç do të ishte edhe hyrja në fuqi e asaj marrëveshjeje që u
denoncua nga gazetarë kurajozë e u pengua momentin e fundit nga gjykatësit falë
nismës së kësaj opozite.

Kurse komentoi: Pikërisht dje, kur duhet tu
kërkonte shqiptarëve ndjesë për marrëveshjen që u rrëzua unanimisht nga Gjykata
Kushtetuese pa asnjë votë kundër, ky Esat Toptan i kohëve moderne, akuzonte si
antishqiptare opozitën për ngritjen e zërit në Këshillin e Europës në mbrojtje
të vlerave dhe parimeve europiane të demokracisë.

Sipas Ramës, Sali Toptani nuk njeh kufi në
paturpësinë e tij, ditën që rrëzohet për të gjashtëmbëdhjetën herë në Gjykatën
Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës e të interesave që Kushtetuta mbron, i
vërsulet opozitës si rrezik për vendin, duke nxjerrë gjuhën për të bërë pis
opozitarët që nuk i emëron dot në delegacionet e parlamentit dhe as i dërgon
dot korridoreve të Europës për të bërë avokatinë e pushtetit të tij të fundosur
në llumin e padrejtësive.

Nuk ka reshtur Rama në kritikat për Berishën,
kur shtoi: Ndërkohë që merr shuplakën e gjashtëmbëdhjetë nga Gjykata
Kushtetuese në katër vjet, Sali Berisha jo vetëm nuk i thotë popullit të vet gjysmë
fjale për këtë fakt të rëndë që flet vetë për shkallën e demokracisë dhe të
transparencës të qeverisjes në Shqipëri, po ka paturpësinë të dalë para
popullit për ti bërë gjyqin e shpifur të radhës, opozitës.

e.r/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›