E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mashtron biznesin dhe mbron nomenklaturën enveriste që grabiti pronat

13-09-2012 / Nga Artur Bego

Duke kërkuar prishjen e marrëveshjeve kontraktuale me BE-në, Edi Rama është përfshirë në një fushatë për të mashtruar biznesin e madh, duke goditur skemën shtetërore të taksave. Paralelisht, ai po mban gjallë mendësinë e luftës së klasave në shekullin XXI, duke kërkuar publikisht mbrojtjen e grabitësve 70 vjeçar të pronave, në Tiranë e në të gjithë vendin

Fushata e ditëve të fundit e Edi Ramës, përjashto disa intermexo takime grash në Kavajë apo në Vlorë, dukshëm bie në sy për rikthimin te “arma më e fuqishme” e tij, mashtrimi, por edhe për tentativën për rikthimin te lufta e klasave. Kjo fushatë natyrisht ka edhe protagonistët e vetë, ku nga njëra anë qëndron Edi Rama, Erion Braçe, Saimir Tahiri…, etj…, etj…, dhe nga ana tjetër, respektivisht qëndrojnë bizneset, saktësisht biznesmenët, të vegjël e të mëdhenj, si edhe ish-pronarët.
Të parët, biznesmenët, të vegjël e të mëdhenj, tenton ti mashtrojë me premtime që edhe vetë nuk i kupton, ku herë flet për ulje taksash dhe herë për heqje taksash, ndërsa ndaj të dytëve, nuk e fsheh urrejtjen patologjike, të vetën po se po, por të mbarsur edhe me urrejtjen e Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqjas, Ledi Hamit Shamkut, Ditmir Sulejman Bushatit, Besnik Mit’hat Barajt, Dashamir Myslym Pezës, etj…, etj…

* * *
Farsë më vete mund të quhet takimi i ditëve të fundit e Edi Ramës me ndoca biznesmenë të vegjël e të mëdhenj, në Durrës, Kashar e Laprakë. Farsa qëndron jo aq në pamjet qesharake të Ilir Beqjas, i cili si një nxënës i zellshëm, “nuk i lë fjalët e kryetarit të tij të bien në tokë” por i hedh në bllokun e tij, se sa në faktin se sikurse thuhet lartë e poshtë, “përfaqësues të bizneseve” të takuar prej Edi Ramës, njëherazi mbulojnë edhe rolin e “përfaqësuesve të deputetëve të PS-së”, të konvertuar diku në Kashar në ndonjë fermer, fqinj i super-fermerit Ndre Legisi, dhe diku tjetër në Laprakë, në pronar koncesionari makinash, që i zhgënjyer nga (mos)futja e Skënder Gjinushit si deputet i Rrogozhinës në zgjedhjet e vitit 2001, u hodh në prehrin e Edi Ramës, duke i lënë “në përdorim”, për kohën që (Edi Rama) ishte kryebashkiak, gjithë asetet e mundshme.
Sigurisht, ndoca biznese në Durrës, fermeri fqinj i Ndre Legisit në Kashar, apo pronari i koncensionarit të makinave në Laprakë, nuk janë viktimat e zgjedhur prej Edi Ramës, për ti mashtruar. Ata janë fasada, ose e thënë ndryshe, Edi Rama i zgjodhi ata në rolin “e bjeri pragut të dëgjojë dera”.
Pikërisht për këtë, për ta çuar edhe më tej mashtrimin e tij, me premtimet që edhe vetë nuk i kupton, Edi Rama diku premtonte heqje taksash, diku ulje taksash, diku heqje akcize, diku ulje akcize, e thënë ndryshe, diku kërkon ngritjen e uljes së taksave, dhe diku uljen ngritjes së taksave. Me pak fjalë, lojra fjalësh, që edhe Don Kishoti me “arsyen e mos arsyes” së tij, do t’ia kishte zili.
Realisht, me këtë tentativë mashtruese, Edi Rama, duke kërkuar dhe amplifikuar prishjen e marrëveshjeve kontraktuale me BE-në, është përfshirë në një fushatë, jo thjesht dhe vetëm për të mashtruar biznesin e vogël apo të madh, por edhe në një tentativë për të goditur skemën shtetërore të taksave, e certifikuar ndërkombëtarisht.

* * * 
Nga padija apo jo, ende nuk është e qartë pse Edi Rama “i ka hyrë detit me këmbë”, në fushatën e mashtrimit të bizneseve, të mëdhenj apo të vegjël. Por, një gjë është e qartë, atij nuk i ka mbetur gjë tjetër veç kësaj “arme të fuqishme”...
Por ama, për sa i përket fobisë së tij, ndaj të përndjekurve politikë më herët, por edhe ndaj ish-pronarëve së fundmi, kjo është një sëmundje patologjike e tij që i ka rrënjët dhe stimuluesit që nga koha kur Edi Rama ishte Edvin Kristaq Rama, kohë që jo krejt rastësisht korrespondon edhe me kohën e Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqjas, Ledi Hamit Shamkut, Ditmir Sulejman Bushatit, Besnik Mit’hat Barajt, Dashamir Myslym Pezës, etj…, etj…
Në këtë kontekst, duke u vendosur vetë në krye dhe duke ndërsyer sipas rastit Erion Braçen për ti përcjellë mesazh “zogistëve” nëpërmjet sulmeve me spond ndaj Pandeli Majkos dhe duke nxjerrë ballasi (për atë që nuk mund ta bëjë vetë) Saimir Tahirin, nga ana tjetër ju përcjell mesazh ish-pronarëve, se ai Edi Rama, është po ai Edvin Kristaq Rama, i cili ende paralelisht po mban gjallë mendësinë e luftës së klasave në shekullin XXI, duke kërkuar publikisht mbrojtjen e grabitësve 70 vjeçar të pronave, në Tiranë e në të gjithë vendin.
Dhe sikurse në Kashar gjen një fermerë, fqinj të Ndre Legisit, me shpresën se mashtrimet e tij (Edi Ramës) do ti hajë edhe Ndre Legisi, në Tiranë, gjen ndoca të shpërblyer me shtëpi ish-pronarësh nga Kristaq Rama, Xhelil Gjonit, Hamit Beqja, Hamit Shamku, Sulejman Bushati, Mit’hat Baraj, Myslym Peza, etj…, etj…, për të bërë shoë Saimir Tahiri, pse të shpërblyerit prej 70 vjetësh, nuk duan të paguajnë as një kredi me interes zero për 30 vjet..., për të liruar shtëpitë e zaptuara prej 70 vjetësh…

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›