E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Rama mashtron shqiptarët nga etja për pushtet”

11-03-2013 / Gazeta 55

Deputeti i PD-së Florion Mima akuzon kryesocialistin

Deputeti i PD-së Florion Mima ka akuzuar kryesocialistin Rama se po vazhdon të mashtrojë shqiptarët duke thënë se për shkak të taksës së sheshtë mësuesit dhe kryeministri paguajnë taksa të njëjta.
Në një deklaratë për shtyp, Mima ka theksuar se një gënjeshtër  e tillë banale  mund ta thotë vetëm një njeri që i verbuar nga etja për pushtet nuk mund t’u servire asgjë tjetër qytetarëve shqiptarë përveç matematikës së mashtrimit, matematikës së Nastradinit.
“Ai, si një gënjeshtar profesionist beson se shifrat janë bojëra me të cilat mund të lyeje realitetin si të doje dhe  nuk merakoset se del çdo ditë gënjeshtar e lakuriq para qytetarëve. E vërteta është se taksa për të ardhurat personale prej 10 për qind për kryeministrin është 300 mijë lekë të reja në vit kurse për mësuesin  ajo është 5 herë më e ulët se sa shuma që paguan  kryeministri dhe konkretisht 60 mijë lekë në vit. Edi Rama bën gënjeshtarin  kur u thotë qytetarëve se ne Shqipëri për shkak te taksës se sheshtë prej 10 për qind ai që merr më shumë paguan më pak. I verbuar për pushtet, ai bën  thjesht sharlatanin kur mendon se mund të gënjejë  shqiptarët me matematikën e tij dhe t’u shesë atyre shumëfishin për nënfish, t’u shesë taksën proporcionale si taksë të drejtë e të barabartë”, tha Mima.
Ai ka shtuar më tej se Rama është i sëmurë nga ëndrra e karriges së tij për pushtet dhe përsërit çdo dite gënjeshtrën se Shqipëria ka një milion të papunë.
“PD u deklaron shqiptarëve se ulja e taksave, vendosja e taksës së sheshte  dhe lufta kundër korrupsionit bënë të mundur që Shqipëria të konsiderohet sot një histori suksesi zhvillimi. Ato bënë të mundur që nga 2006 e deri me sot të mblidhen 9.2 miliardë dollarë më shumë se sa gjatë qeverisjes taksë-progresive socialiste. Ato bënë të mundur që mësuesi që merrte 22 mije lekë të mare sot 52 mije lekë, që infermieri që merrte 15 mije lekë të marrë sot 37 mije lekë, që mjeku që merrte 23 mijë lekë të marrë sot 56 mijë lekë. Ato bënë të mundur që nga viti 2006 e gjer sot të rritet me 2.5 herë numri i bizneseve dhe të dyfishohet numri i të punësuarve; të ndërtohen dhe rindërtohen mbi 10 mijë km rrugë, mbi 1300 shkolla, qindra sisteme ujësjellës-kanalizime. Ne garantojmë qytetaret shqiptare se taksat e ulëta janë zotimi ynë dhe se nga paketa e re e reformave tona ekonomike dhe fiskale do të përfitojnë të gjithë shqiptarët” shtoi Mima.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›