Xhufi: Emigrantet, si do votojne ne zgjedhjet 2009
Levizja Socialiste per Integrim propozoi dhe nje nisme, qe ka te beje me realizimin e votes se qytetareve shqiptare me banim dhe me pune jashte vendit, pra te votes se emigranteve. Ishte kryetari i Grupit parlamentar te kesaj partie, Pellumb Xhufi, i cili, duke bere me dije lidhur me kete dokument, sqaroi se “ne gjykojme qe grupe te posacme pune, te zgjedhura nga KQZ, do te duhet te merren posacerisht me evidentimin e listave te shpallura nga Komisionet Zgjedhore Zonale”. Sipas tij, keto grupe duhet te evidentojne qytetaret shqiptare, te cilet kane mbushur moshen e duhur dhe nderkohe jane shperngulur jashte vendit per arsye pune, me nje kod te vecante. Nderkohe qe, pasi te hartohet e gjithe lista e emigranteve, kjo liste pas qarkut, do t’i dergohet KQZ-se, i cili do te dergoje ne cdo KZZ, fletet e votimit per t’i derguar jashte shtetit tek emigrantet ne fjale. “KZZ-te do te percjellin ne adrese dhe ne emer te cdo emigranti, qe eshte i regjistruar ne njesine e tij perkatese zgjedhore ne Shqiperi, nje zarf te madh, i cili do te permbaje nje flete orientimi per menyren e votimit dhe nje zarf tjeter te vogel, i cili ka brenda fleten e votimit. Por, ky zarf i vogel, nuk ka emrin e personit, per te ruajtur fshehtesine e votes”, vleresoi Xhufi. Njekohesisht, po sipas ketij propozimi, i cili, sipas Xhufit, do te paraqitet ne mbledhjen e pare te komisionit per reformen zgjedhore, emigranti pasi voton, ve shenjen perkatese e mbyll zarfin dhe voton normalisht. Te gjitha shpenzimet postare do te perballohen nga shteti, pra do te jene te parapaguara, duke perfshire edhe zarfin e vogel. O.XH